Bujanoc – Beograd – Në komunën e Bujanocit 2.367 qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër koronës, u tha në Shtëpinë e shëndetit.
Bujanoc – Beograd – Në komunën e Bujanocit 2.367 qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër koronës, u tha në Shtëpinë e shëndetit.
Sipas Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e institucionit, deri më 28 nëntor, të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë gjithsej 14.281 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i imunizimit janë dhënë rreth 32.000 doza të vaksinës.
Numri i të vaksinuarve plotësisht është rritur me rreth 1500 muajin e fundit.
“Ditore jepen 120 deri në 150 doza vaksine, nga të cilat afërsisht 30 deri në 50 janë dozat e para. Gjithashtu vërehet trendi i paraqitjes me të madhe të popullatës së re për vaksinim”, tha Dr. Pavloviq.
Vaksinimi kundër Kovid 19 po realizohet në fakultetin Ekonomik, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 20:00, të shtunën nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe të dielën nga ora 8:00 deri në 13:00.
Vaksinat e disponueshme aktualisht janë Sinofarm, Pfizer dhe Sputnik V të prodhuara në Serbi në Institutin Torlak.
Kur bëhet fjalë për vaksinimin kundër gripit sezonal, ajo thotë se shkon për mes mjekut të zgjedhur, se përgjigja është e mirë dhe se deri më tani janë dhënë rreth 1000 doza.
“Apelojmë që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal, kemi vaksina”, tha drejtoresha.
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues











