Bujanoc – Beograd – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka pritur në zyrën e tij fëmijët e entit parashkollor “Gëzimi ynë”, në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve.
Bujanoc – Beograd – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka pritur në zyrën e tij fëmijët e entit parashkollor “Gëzimi ynë”, në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve.
Në vizitën tradicionale te kryetari i Komunës morën pjesë parashkollorët nga selia qendrore në Bujanoc dhe paralelet në shkollën “Naim Frashëri”.
“Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe. Ne do të vazhdojmë të krijojmë kushtet më të mira për ta” – tha Arifi.
Parashkollorët nga Bujanoci vizituan bibliotekën e qytetit në ditën e dytë të Javës së Fëmijëve.
Java e fëmijëve festohet nga të gjitha institucionet arsimore në vend dhe këtë vit mbahet me sloganin “Çfarë i duhet një fëmije ta fitoj parajsën”. Java e Gëzimit të Fëmijëve këtë vit festohet nga 3 deri më 9 tetor.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











