Leskovc, Medvegjë – Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme (MPM) të Republikës së Serbisë, të udhëhequr nga Sekretari i shtetit MPM Bojan Joçiç, biseduan me Kryetarin e Rrethit Administrativ të Jabllanicës Milos Çiriç…
Leskovc, Medvegjë – Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme (MPM) të Republikës së Serbisë, të udhëhequr nga Sekretari i shtetit MPM Bojan Joçiç, biseduan me Kryetarin e Rrethit Administrativ të Jabllanicës Milos Çiriç, Kryetarin e Komunës së Leskovcit Goran Cvetanoviç dhe kryetarët e Komunave të Medvegjës,Lebanës dhe Bojnikut mbi masat që duhen të ndërmiren për të zvogëluar rreziqet dhe dëmet nga përmbytjet dhe katastrofat e tjera natyrore në këtë zonë.
"Ne jemi duke organizuar takime me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe të gjitha ndërmarrjet publike përgjegjëse për luftimin e katastrofave natyrore në mënyrë që të përcaktojmë cilat janë pikat neurologjike dhe si t'i zgjidhim ato probleme," tha Bojan Joçiq, Sekretari i shtetit i Ministrisë së brendshme .
Luka Qaushiq, shefi i Shtabit të Republikës për situata Emergjente, tha se këto takime kanë për qëllim hartimin e një plani veprimi për zgjidhjen e problemeve afatgjata, sepse përmbytjet kanë ndodhur në pika problematike për dekada.
"Kjo vizitë është e rëndësishme sepse qëllimi i saj është të shohë situatën dhe nevojat e territorit tonë, por edhe të përmirësojë punën në terren, si dhe mbrojtjen më efikase të popullatës." Fatkeqësisht, jugu i Serbisë nuk u anashkalua nga përmbytjet as këtë vit, por ne arritëm të zgjidhim shumicën e problemeve me veprim të organizuar dhe angazhim të njerëzve dhe mekanizimit.Në periudhën e ardhshme, ne jemi duke pritur një valë të ftohtë dhe reshje karakteristike për këtë periudhë të vitit, prandaj domethënia e këtij takimi është edhe më e madhe. "Duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar mirë me institucionet kompetente, ne mund të kontribuojmë në mbrojtjen më të mirë të banorëve, familjeve dhe të mbjellave në territorin e tërë rrethit të Jabllanicës," tha kryetari i Leskovacit dhe komandanti i Shtabit të Situatave të Emergjencës, Dr. Goran Cvetanovic .
Burimi: Info centar dhe Trupi koordinues