Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të organizojë të hënën, më 3 gusht 2026, ceremoninë e ndarjes së kontratave për subjektet ekonomike që kanë fituar të drejtën për subvencione në bazë të Konkursit Publik për ndarjen e subvencioneve subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2026.