19.06.2026.

Archives




  • STEFANOVIQ: NUK DO TË LEJOJMË NGRITJEN E TERRORISTËVE

    STEFANOVIQ: NUK DO TË LEJOJMË NGRITJEN E TERRORISTËVE0

    Beograd – Ministri i punëvë të mbrendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se ftesat që të kthehet lapidari i ashtuquajtures „Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, nuk janë qëllimmira dhe çojnë në drejtim të destabilizimit të situatës në jugu qendër të Serbisë.

    READ MORE
  • PO EDHE JUGU I SERBISË FITON TË DREJTËN E DOGANIMIT

    PO EDHE JUGU I SERBISË FITON TË DREJTËN E DOGANIMIT0

    Kryeshefat e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, Sllavisha Bullatoviq dhe Bozhidar Stojilkoviq, si dhe Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike të Leskocit, kanë kërkuar nga Administrata Doganore që Leskoci dhe Vranja të fitojnë mundësinë e zhdoganimit të mallrave konsumore dhe të tekstilit.

    Rregullorja e deritanishme e Administratës Doganore nuk ka paraparë këtë mundësi. Sipas Rregullores së Administratës Doganore në vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë dhe tranzitin e mallrave të caktuara, janë paraparë edhe zyrat të caktuara doganore kompetente, në mesin e të cilave nuk është asnjë nga jugu i Serbisë.

    Këtu është fjala për mallin i cili direkt arrin nga vendet aziatike dhe euroaziatike ose nga vendet e treta.

    Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • JANË NDARË MJETE TË PAKTHYESHME PËR 15 PROJEKTE PËR SHOQËRITË CIVILE

    JANË NDARË MJETE TË PAKTHYESHME PËR 15 PROJEKTE PËR SHOQËRITË CIVILE0

    Bujanoc – Shefi i Delegacionit ë Unionit Europian në Serbi, ambasadori Majkëll Devenport, i’u ka dorëzuar në Vranjë përfaqësuesve të organizatave civile si dhe qeverisjeve lokale në jugun e Serbisë, kontrata mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për 15 projekte. Aktivitetet projektuese për 12 komuna të jugut të Serbisë, me vlerë prej 300.000 eurove, do t’i finansoj Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit Progres, konkretish përmes Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve.

    READ MORE
  • NËN UJË 160 HEKTAR TOKË TË PUNUESHME NË JUGUN E SERBISË

    NËN UJË 160 HEKTAR TOKË TË PUNUESHME NË JUGUN E SERBISË0

    Vranjë, Bujanoc, Vranjska Banjë – Edhe më tej është situata më e vështir në dhjetra fshatrat nga ana e djathtë e pellgut të Moraves Jugore në territorin e komunës së Bujanocit, por edhe të Vranjës, ku janë përmbytur tridhjetë shtëpi dhe shumë objekte ekonomike, ndërsa një familje nga Vranjska Banja është dashur të evakuohet. 

    READ MORE
  • STUDENTËT NË BUJANOC DO TË KENË NDËRTESËN E RE NË VITIN 2015

    STUDENTËT NË BUJANOC DO TË KENË NDËRTESËN E RE NË VITIN 20150

    Studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc kanë hedhur gurë themelin për ndërtesën e re.

    „Ndërtesa e re do të bëhet vend ku do të mësojmë, shoqërohemi dhe t`i kriojojmë planet ashtu që dituritë të cilat i arrijmë t`i shfrytëzojmë për zhvillimin e Bujanocit dhe vendit tonë“, kanë thënë studentët.

    READ MORE
  • FTESË PËR MEDIA – 02.02.2015

    FTESË PËR MEDIA – 02.02.20150

    Ju ftojmë që të martën, më 3 shkurt, në ora 13, në lokacionin përballë Shtëpisë së Shëndetit, të merrni pjesë në cermonin e fillimit të punimeve në ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

    READ MORE
  • SHPAKETIM: BUJANOCI –VEND I TAKIMIT PËR TË RINJËT

    SHPAKETIM: BUJANOCI –VEND I TAKIMIT PËR TË RINJËT0

    Ngjarja qendrore e shkëmbimit rajonal të të rinjëve nga Bujanoci dhe Obrenovci, në kuadër të projektit “Shpatketimi 2014/15”, do të mbahet të premten, më 30 janar, në ora 12, në Zyrnë për të Rinj në Bujanoc (rr. Karagjorgje Petroviq 7).

    Qëllimi i projektit “Shpaketimi 2014/15”, është që të arrij bashkëpunimin e të rinjëve nga mjediset të përziera dhe një nacionale. Ka dy segmente – përgaditjen dhe përpilimin e paketeve kulturore në komunitet dhe organizimin e shkëmbimeve rajonale.

    Në këtë mbledhi do të flasin: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Buajanocit, Snezhana Kllashnja, ndihmëse e ministrit për rini dhe sport, Branko Spasiq, anëtari i Këshillit për të Rinj në Obrenovc dhe Vjollca Aliu, koordinatore për të Rinj në Bujanoc.

    Gjatë këtij shkëmbimi rajonal, përveç prezantimit të paketit kulturor të Zyrës për të Rinj të Bujanocit dhe Obrenovcit, do të hapet edhe ekspozita e fotografive të paketit kulturor dhe do të mbahet deabt rreth ringjalljes së ideve të shumëllojshmërisë në mes të rinjëve dhe në komunitete.

    Në kuadër të shkëmbimit rajonal, si fazë e dytë e projektit “Shpaketimi 2014/15”, në vizitë në Zyrën për të Rinj të komunës së Bujanocit, do të qëndrojnë të rinjët e Zyrës për të Rinj të komunës së Obrenovcit, nga dita 29 deri më 31 janar.

    Projekti “Shpaketimi 2014/15”, i cili do të mundësoj lidhjen në mes të rinjëve nga 12 komuna në Serbi, finansohet nga Unioni Europian në kuadër të programit “Mbështetja për shoqërinë civile”.

    Për informacione shtesë mund t’i drejtoheni koordinatores së projektit Nevena Nikololiq (otpakivanje@bgcentar.org.rs) ose Vjollca Aliut koordinatore në Zyren për të Rinj në Bujanoc.

    Burimi: Ueb faqja EurActiv dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • STANKOVIQ: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJEN NGA MEDVEGJA

    STANKOVIQ: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJEN NGA MEDVEGJA0

    Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje për herë të parë ka biseduar me udhëheqësin e ri të komunës së Medvegjës, i cili pak kohë më parë është zgjedhur pas vdekjes së papritur të kryetarit të komunës Sllobodan Drashkoviq.

    READ MORE