28.02.2026.

Archives




  • SHPAKETIM: BUJANOCI –VEND I TAKIMIT PËR TË RINJËT

    SHPAKETIM: BUJANOCI –VEND I TAKIMIT PËR TË RINJËT0

    Ngjarja qendrore e shkëmbimit rajonal të të rinjëve nga Bujanoci dhe Obrenovci, në kuadër të projektit “Shpatketimi 2014/15”, do të mbahet të premten, më 30 janar, në ora 12, në Zyrnë për të Rinj në Bujanoc (rr. Karagjorgje Petroviq 7).

    Qëllimi i projektit “Shpaketimi 2014/15”, është që të arrij bashkëpunimin e të rinjëve nga mjediset të përziera dhe një nacionale. Ka dy segmente – përgaditjen dhe përpilimin e paketeve kulturore në komunitet dhe organizimin e shkëmbimeve rajonale.

    Në këtë mbledhi do të flasin: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Buajanocit, Snezhana Kllashnja, ndihmëse e ministrit për rini dhe sport, Branko Spasiq, anëtari i Këshillit për të Rinj në Obrenovc dhe Vjollca Aliu, koordinatore për të Rinj në Bujanoc.

    Gjatë këtij shkëmbimi rajonal, përveç prezantimit të paketit kulturor të Zyrës për të Rinj të Bujanocit dhe Obrenovcit, do të hapet edhe ekspozita e fotografive të paketit kulturor dhe do të mbahet deabt rreth ringjalljes së ideve të shumëllojshmërisë në mes të rinjëve dhe në komunitete.

    Në kuadër të shkëmbimit rajonal, si fazë e dytë e projektit “Shpaketimi 2014/15”, në vizitë në Zyrën për të Rinj të komunës së Bujanocit, do të qëndrojnë të rinjët e Zyrës për të Rinj të komunës së Obrenovcit, nga dita 29 deri më 31 janar.

    Projekti “Shpaketimi 2014/15”, i cili do të mundësoj lidhjen në mes të rinjëve nga 12 komuna në Serbi, finansohet nga Unioni Europian në kuadër të programit “Mbështetja për shoqërinë civile”.

    Për informacione shtesë mund t’i drejtoheni koordinatores së projektit Nevena Nikololiq (otpakivanje@bgcentar.org.rs) ose Vjollca Aliut koordinatore në Zyren për të Rinj në Bujanoc.

    Burimi: Ueb faqja EurActiv dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • STANKOVIQ: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJEN NGA MEDVEGJA

    STANKOVIQ: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJEN NGA MEDVEGJA0

    Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje për herë të parë ka biseduar me udhëheqësin e ri të komunës së Medvegjës, i cili pak kohë më parë është zgjedhur pas vdekjes së papritur të kryetarit të komunës Sllobodan Drashkoviq.

    READ MORE
  • MOSZHVILLIMI ARMIKU I VETËM

    MOSZHVILLIMI ARMIKU I VETËM0

    Bujanoc – Preshevë – Problemi më i madh në Bujanoc është hapja e vendeve të reja të punës, ka deklaruar zëdhënsi i kryetarit të komunës Stojança Arsiq, duke treguar se në qeverisjen lokale „kanë problem që t’ia mbjellin në mendjen e njerëzve se nuk do të ketë punësim në administratën komunale dhe në sektorin publik”.

    READ MORE
  • GJENERALI SIMOVIQ KA DORËZUAR DONACIONIN E USHTIRSË PËR RINOVIMIN E MANASTIRIT TË PROHOR PÇINJËS

    GJENERALI SIMOVIQ KA DORËZUAR DONACIONIN E USHTIRSË PËR RINOVIMIN E MANASTIRIT TË PROHOR PÇINJËS0

    Vranjë – Komandanti i Ushtrisë Tokësore, gjeneral-majori Millosav Simoviq ka dorëzuar kryemurgeshës Stefanidi në manastirin e Prohor Pçinjës, mjete finansiare për restaurimin e manastirit. 

    READ MORE
  • NUK KA RREZIK NGA SHPËRTHIMI I EPIDEMISË PAS PËRMBYTJEVE

    NUK KA RREZIK NGA SHPËRTHIMI I EPIDEMISË PAS PËRMBYTJEVE0

    Vranjë – Pas përmbytjeve të mëdha të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në Vranjë dhe në gjithë jugun e Serbisë, situate deri për tani është nën kontroll dhe punohet për konfirmimin e dëmëve.

    READ MORE
  • FTESË PËR MEDIA – 27.01.2015

    FTESË PËR MEDIA – 27.01.20150

    Ju ftojmë që të mërkuren, më 28 janar, në ora 12, të përcjellni vizitën në Mdvegjë të Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Në ora 12, kryetari i Trupit Koordinues në ndërtesën e komunës do të takohet me kryetarin e komunës së Medvegjës, Dragisha Petroviq, zëdhënsin e kryetarit, Florim Sahitin dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Medvegjës, Goran Ivanoviqin.

    Deklaratat për media janë të parapara pas takimit me bartësit e komunës. 

    READ MORE
  • VELIMIR ILIQ, MINISTËR PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME KA VIZITUAR RRETHIN E PÇINJËS DHE VENDET E PËRMBYTURA

    VELIMIR ILIQ, MINISTËR PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME KA VIZITUAR RRETHIN E PÇINJËS DHE VENDET E PËRMBYTURA0

    Vranjë – Me rastin e daljes nga shtrati të pendës „Përvonek“, Iliq ka thënë se situatë më e rëndë është në Vlladiçin Han, ku ka pasur rrëshqitje të tokës dhe ku janë të rrezikuara një numër i madh i shtëpive. Ministri ka premtuar edhe ndihmën e shtetit në sanimin e dëmëve me rastin e daljes nga shtrati të lumenjëve dhe përrenjve.

     

     

    READ MORE
  • RIEMËRIMI I 22 RRUGËVE NË BUJANOC

    RIEMËRIMI I 22 RRUGËVE NË BUJANOC0

    Bujanoc – Anëtarët serb të komisionit komunal për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve në Bujanoc, kanë rënë dakord që të ndryshohen  22 emrat e rrugëve në qytet, në përgjithsi për rrugët ku jetojnë shqiptarët, ka deklaruar Miodrag Millkoviq, njëri nga anëtarët e komisionit komunal për ndryshimin e emrave të rrugëve.

    READ MORE
  • BUJANOC: ËSHTË VJEDHUR MAKINA PËPARA POLICISË

    BUJANOC: ËSHTË VJEDHUR MAKINA PËPARA POLICISË0

    Bujanoc – Jo shumë larg nga Stacioni Policor në Bujanoc është vjedhur makina e tipit “kadet suza”, i cili është konfiskuar me rastin e burgosjes së trafikantëve. Sipas fjalëve të kryeshefit të Stacionit Policor në Vranjë, Sllagjan Velinoviq, automobili është gjetur pa vozitës dhe pa dokumentacion përcjelles duke u sjellur jo shumë larg stacionit. Vetura e vjedhur ka qenë për disa ditë e parkuar afër stacionit. 

    READ MORE
  • NË PRESHEVË JANË ZBULUAR EMIGRANTËT NË TREN

    NË PRESHEVË JANË ZBULUAR EMIGRANTËT NË TREN0

    Preshevë – Në stacionin hekurudhor të Preshevës, doganierët kanë zbuluar dhjetë shtetas të Sirisë dhe Allzhirit të cilët kanë tentuar të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin me Serbinë, ashtu që të arrijnë në vendet e Europës Perendimore.

    READ MORE
  • MEDIAT LOKALE PËR TË DREJTAT E ROMËVE

    MEDIAT LOKALE PËR TË DREJTAT E ROMËVE0

    Shtatë redaksitë nga e tërë Serbia, prej të cilave tri nga jugu i Serbisë, në 11 muajt e ardhshëm sëbashku me përfaqësuesit e bashkësisë rome, do të tentojnë të përmirësojnë informimin e romëve rreth mundësive të ofrimit të ndihmës juridike dhe që të shprehin problemet e tyre.

    READ MORE
  • MINATORËT E MINIERËS „LECE“ NË GREVË

    MINATORËT E MINIERËS „LECE“ NË GREVË0

    Medvegjë – Rrreth 400 minatorë të minierës së plumbit, arit, zingut dhe argjentit të „Lece-s“, në Medvegjë, dje kanë nisur grevën e pergjithshme dhe kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria e Serbisë për problemet finansiare.

    READ MORE