25.12.2025.

NENAD MITROVIĆ VIZITOI PUNIMET NË ASFALTIMIN E RRUGËS “BEOGRADSKA” NË QENDËR TË BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 1. December 2025.
  • 75 Views
NENAD MITROVIĆ VIZITOI PUNIMET NË ASFALTIMIN E RRUGËS “BEOGRADSKA” NË QENDËR TË BUJANOCIT

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, vizitoi punimet në asfaltimin e Rrugës “Beogradska” në qendër të Bujanocit, në prani të zëvendëskryetarit të Administratës Komunale të Bujanocit, Miloš Urošević, dhe zëvendëskryetarit të komunës së Bujanocit, Aleksandar Milošević.

Punimet realizohen në një gjatësi prej 450 metrash, ndërsa vlera e investimit është 2.862.153 dinarë. I gjithë projekti është financuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në partneritet me komunën e Bujanocit.

 

Gjatë vizitës, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, theksoi se ky është edhe një projekt në vargun e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e barabartë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Shërbimi i Trupit Koordinues vazhdimisht investojnë në infrastrukturën në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse jemi të vetëdijshëm që rrugët cilësore nënkuptojnë komunikacion më të sigurt, kushte më të mira për jetesë dhe mundësi më të mëdha për zhvillimin e ekonomisë lokale. Bujanoci është një mjedis i rëndësishëm dhe ky është vetëm një nga projektet që po realizojmë në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale. Do të vazhdojmë të investojmë në të tri komunat, duke u kujdesur për nevojat e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto komuna”, tha Mitrović.

Kjo investim paraqet vazhdimin e investimeve sistematike në modernizimin e infrastrukturës së komunikacionit me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së trafikut për të gjithë qytetarët, si dhe avancimin e kushteve të jetesës në Bujanoc dhe rrethinë.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака