Bujanoc, Preshevë – Ambasadori i Zvicrës në Sërbi, Zhan Danijel Ruh dje ka biseduar me përfaqësuesit e autoriteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë për zhvillimin ekonomik të jugut të Sërbisë dhe tha se shteti i Zvicrës është i interesuar që edhe më tutje ta vazhdojë me investimet në këtë rajon. Ambasadori i Zvicrës tha që edhe për zgjidhjen e problemeve në jug të Sërbisë duhet të vazhdojë dialogu me Qeverinë e Sërbisë me ndihmën e OSBE-së.

“Ky rajon duhet të mbështetet në ndihmën e Zvicrës. Në Zvicër jetojnë dhe punojnë rreth 11 000 qytetarë të këtij rajoni, të cilët kontribuojnë në prosperitetin e shtetit të Zvicrës, por edhe në zhvillimin e jugut të Sërbisë” tha ambasadori Ruh në konferëncën për media pas takimit që pati me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.
Diplomati zvicëran theksoi se me kryetarin e Komunës së Bujanocit ka biseduar për zhvillimin ekonomik, i cili është i domosdosshëm në këtë pjesë të Sërbisë dhe i cili njëherit ndikon edhe në politikë dhe stabilitet.
"Zajedno sa našim partnerima iz EU pomažemo razvoju ovog regiona", rekao je ambasador Švajcarske, podsećajući da je ta zemlja samo ove godine, u okviru Programa evropskog partnerstva sa opštinama (PROGRES), uložila 2,7 miliona švajcarskih franaka.
“Sëbashku me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian ndihmojmë zhvillimin e këtij rajoni” ka thënë ambasadori i Zvicrës, duke rikujtuar se shteti i tyre vetëm këtë vit, në kuadër të Programit të partneritetit evropian me komunat (PROGRES), ka investuar 2, 7 milionë franga zvicërane.
Arifi tha, që Zvicra edhe më tutje do të mbështesë programin Ndërtimi i paqes dhe zhvillimit inkluziv lokal (PBILD dhe PROGRES).
"Danas ćemo imati sastanak sa predstavnicima PBILD-a,u kome učestvuje i Švajcarska, a koji ima za cilj zapošljavanje 40 radnika", rekao je Arifi.
“Sot do të kemi takim me përfaqësuesit e PBILD-it, në të cilin marr pjesë edhe Zvicra, e që për qëllim ka punësimin e 40 punëtorëve” ka thënë Arifi.
Pas Bujanocit, ambasadori i Zvicrës ka vizituar dhe Preshevën, ku ka biseduar me kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafën dhe zëvendëskryetarin Skender Destanin.
Burimi: Tanjug