Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë në një deklaratë për të përditshmen "Politika"…
Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë në një deklaratë për të përditshmen "Politika" se është detyrimi ynë se të gjitha ato që shteti i ka nënshkruar para bashkësisë ndërkombëtare ose i përket vendosjes së paqes dhe stabilitetit në këto tre komuna.
"Sigurisht, para së gjithash, çka i parasheh Kushtetuta, ligjet dhe konventat për të drejtat e minoriteteve ne jemi të obliguar t`i respektojnë dhe këtë e bëjmë në punën e përditshme. Ata që keqinterpretojnë dokumentet e nënshkruara i rekomandoj që edhe njëherë t`i lexojnë", tha Stankoviq për gazetën “Politika".
Stankoviq thekson se çdo manipulim politik ka për qëllim ta shqetësoj popullatën dhe të rrënoj besimin i cili pas shumë përpjekje dhe me punë është ndërtuar për vite me rradhë.
"Megjithatë, këto përpjekje e individëve nuk japin rezultate, para së gjithash, në sajë të të kuptuarit të popullatës lokale", tha Stankoviq.
Teksti i plotë është i qasur në këtë link:
http://www.politika.rs/sr/clanak/408305/Srbija-nije-potpisala-Konculjski-sporazum
Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues