“SHKEMBIADA” JUBILARE NË KËRSHEVICË TË BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 4. September 2017.
  • 20 Views
“SHKEMBIADA” JUBILARE NË KËRSHEVICË TË BUJANOCIT

Bujanoc – Në livadhin nën lokalitetin e poshtëm arkeologjik të Kales në Kërshevicë të Bujanocit, vendit më të vjetër urban në Serbi nga shekulli i katër para erës së re, është mbajtur manifestimi i dhjetë kulinaro-turistik “Shkembiada”.

Pjesëmarrësit kanë përgaditur supën e plëndësit, plëndësit e fërguara dhe nën saç, zorrët dhe mushkritë e pjekura dhe shumë sende tjera, ndërsa më shumë prej 1.000 merakli, gurman dhe boem nga Rrethi i Pçinjës, veriut të Maqedonisë dhe Anamoravës së Kosovës janë kënaqur në aromat e mahnitshme dhe shijet e këtyre specialiteteve.

Këtë menifestim e kanë organizuar Organizata Turistike e Bujanocit dhe shoqata lokale për ruajtjen e traditës në fshatra. Publikun e kanë argëtuar SHKA “Vrelec” nga Vrajska Banja, grupi etnko “Izvor” nga Vraja, asambli folkloric i Shoqatës së Serbëve nga Kumanova dhe solisti vokal Nemanja Angjelkoviq.

Fituesi i përgjithshëm në dy kategoritë garuese, në përgaditje të supës dhe specialiteteve të shkembiadës është Stanimir Zdravkoviq nga Bujanoci.

Manifestimin gurman para dhjetë viteve e ka nisur pensioner çedomir Kërstiq Apsanxhija nga Vraja. Këtë pseodonim e ka marrë për arsye se një shekull pune e ka kaluar si zyrtar në Burgun e Qarkut në Vrajë. Themeluesi i manifestimit në Kërsheviq thotë se shumë njerëz janë vërtetuar se këto përgaditje nuk janë të varfura, por ushqim gurman për boemë, merakli dhe njerëzit me stil dhe shije.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака