SHKARKOHET DREJTORESHA E “BANJËS SË SIJARINËS“ PËR SHKAK TË KORRUPCIONIT

  • In Lajme
  • 1. July 2015.
  • 8 Views
SHKARKOHET DREJTORESHA E “BANJËS SË SIJARINËS“ PËR SHKAK TË KORRUPCIONIT

Medvegjë – Për arsye se pa konkurs ka punësuar djalin e vet, por edhe se paralelisht me funksionin në Spitalin Special ka udhëhequr firmën private, Ministria e Shëndetësisë me kërkes të Agjensionit për Luftën Kundër Korrupcion ka shkarkuar Dobrica Purenoviqin.

Agjensia për Luftën Kundër Korrupcionit ka konkluduar se Purenoviq disa herë ka shkel ligjin.

Sëpari, në muajin shkurt të vitit të kaluar e ka punësuar djalin e vet në kohë të pa caktuar si “referent të marketingut dhe prokurimeve publike”, pa realizuar konkurs dhe pa e njoftuar Agjensionin.

Në këtë mënyrë, si drejtoresh e Spitalit Special, interesin publik e shëndruar në privat dhe funksionin publik e ka përdorur për arritjen e përfitimeve për personin në fjalë, me çka edhe ka rrezikuar besimin e qytetarëve në kryerjen e ndërgjegjshme dhe përgjegjëshme të pozitës publike”, thonë nga Agjensioni.

Purenoviq gjatë hetimit nuk ka demantuar të dhënat e Agjensionit, por ka vërtetuar se e ka punësuar Perica Purenoviqin “si ekspert, e jo si djalë të vet”.

Ajo njëkohësisht me funksionin e saj në Spital, ka qenë edhe drejtoresh e kompanis “Zenit Purenoviq Dragan dhe partnerët”, ndërsa funskionerëve public nuk iu është e lejuar që të udhëheqin firma private.

Dobrica Purenoviq ka qenë drejtoresh e Banjës së Sijarinës që nga tetori i vitit 2012.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака