Bujanoc – Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka miratuar kërkesën e Organizatës së Sindikatës së Punëtorëve të Administratës Komunale që të gjithëve, jo vetëm atyrëve me fëmijë deri 15 vjeç, do t`i paguhet ndihma e njëhershme prej 4.000 dinarëve.
Bujanoc – Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka miratuar kërkesën e Organizatës së Sindikatës së Punëtorëve të Administratës Komunale që të gjithëve, jo vetëm atyrëve me fëmijë deri 15 vjeç, do t`i paguhet ndihma e njëhershme prej 4.000 dinarëve. Sindikalistët këtë kërkes e kanë arsyetuar me të ardhurat e vogla.
Ky vendim nuk është përfundimtar sepse kryetari i komunës Shaip Kamberi ka urdhëruar që të merret me konsulltim me ministrinë përkatëse dhe Revizorin Shtetëror.
„Vetqeverisja lokale qëndron mirë financiarisht, e vetmja dilemë është që pagesa e ndihmës së njëhershme për të gjithë punëtorët është sipas ligjit. Do ta ndaloj vendimin po nëse institucionet kompetente sugjerojnë që nuk duhet të bëhet kjo”, tha Kamberi në mbledhjen e Këshillit Komunal.
Иначе, првобитно је планирано да износ једнократне помоћи буде 5.000 динара, али је на предлог председника општине смањен на 4.000 и за ову намену из буџета ће бити издвојено укупно 1,36 милиона динара за 340 радника.
Sipas fjalëve të kryeshefit të Sektorit për Financa, Boban Pavloviq, kjo është hera e parë që të paguhet ky lloj i ndihmës për punëtorët e Administratës Komunale dhe institucioneve publike dhe organizatave, ndërsa këtë ndihmë nuk do ta marrin vetëm të punësuarit në KP “Komunalia” dhe Shtëpinë e Shëndetit, sepse komuna nuk e financon pagesat e pagave të tyre.
Pagesa e ndihmës së njëhershme kryhet në bazë të Kontratës së Posaçme Kolektive për të punësuarit në organet e njësive të vetqeverisjeve lokale.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues