NË PRESHEVË JANË GJETUR 22 EMIGRANTË ILEGAL

  • In Lajme
  • 5. March 2015.
  • 20 Views
NË PRESHEVË JANË GJETUR 22 EMIGRANTË ILEGAL

Preshevë – Në stacionin hekurudhor në Preshevë, me rastin e kontrollimit të trenit ndërkombëtar në realicionin Greqi – Hungari, në mëngjesin e të mërkures janë zbuluar 22 emigrantë ilegal, në mesin e tyre ishin edhe gjashtë fëmijë, të cilët kishin si për synim Europën Perendimore.

Në komunikatën e Administratës Doganore thuhet se bëhet fjalë për grupin e madh të shtetasve të Afganistanit, në mesin e të cilëve ishte edhe një sirian.

„Gjëja çka e veçon këtë grup nga tjerat që doganierët deri tani e kanë zbuluar është numri i madh i fëmijëve, prej të cilëve më i riu ishte fëmija tremujor“, thuhet në komunikatë.

“Në vagonin e parë ka qenë rimorkio e kamionit në të cilën doganierët kanë zbuluar njëmbëdhjetë njërëz, në mesin e të cilëve kanë qenë gjashtë fëmijë, një grua dhe fëmijë të vegjël. Për atë se rimorkio kishte targa austriake, është supozuar se kanë dëshiruar të mbërrijnë në atë vend”, thuhet në njoftim.

Me kontrollimin e dy vagonave tjerë, në të cilën kanë qenë të ngarkuar kontenierët e zbrasta për mallëra, janë zbuluar edhe 11 persona, ku në mesin e tyre ka qenë një grua.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака