NDIHMA PËR KOMPANITË SERBE NË FUSHËN E AGROBIZNESIT DHE SEKTORIT TË USHQIMIT – KONKURSI ËSHTË I HAPUR DERI MË 31 GUSHT

  • In Lajme
  • 14. August 2018.
  • 14 Views
NDIHMA PËR KOMPANITË SERBE NË FUSHËN E AGROBIZNESIT DHE SEKTORIT TË USHQIMIT – KONKURSI ËSHTË I HAPUR DERI MË 31 GUSHT

Beograd – Brenda projektit Ndihmë për tregtinë – mbështetje për përforcimin e kapaciteteve prodhuese të sektorit agro-industrial në Republikën e Serbisë, i financuar nga Qeveria e Federatës Ruse dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara…

Beograd – Brenda projektit Ndihmë për tregtinë – mbështetje për përforcimin e kapaciteteve prodhuese të sektorit agro-industrial në Republikën e Serbisë, i financuar nga Qeveria e Federatës Ruse dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), shoqata ENECA ka shpallur konkurs për mikro, të vogla dhe  ndërmarrjet të mesme (MMSPP) nga sektori i agrobiznesit dhe sektori i ushqimit.

Qëllimi i projektit është që të fuqizojë bizneset mbështeten përmes zgjerimit dhe rritjes së biznesit , përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe pozicionimin në treg, diversifikimin e asortimaneve ekzistuese të produktit bazuar në nevojat e tregut, duke krijuar vlerë të shtuara, procesi i certifikimit dhe promovimit të eksportit.

Konkursi do të përzgjedhë 10 biznese agro-industriale, kryesisht nga sektori i përpunimit të frutave dhe perimeve, frutave të malit, qumështit dhe mishit, të cilat do të marrin pjesë në aktivitete të përshtatura për nevojat individuale të çdo përdoruesi.

Përdoruesit e përzgjedhur do të pajisen me përkrahje në formën e trajnimit të biznesit, mbështetjes së mentorimit, pjesëmarrjes në aktivitetet e zgjedhura rajonale të ushqimit dhe pijeve, promovimit dhe shitjes, ndërsa për 5 biznese me potencial më të madh për qasje në tregje të reja do të sigurohet certifikimi (HACCP, ISO 22000 , ISO 14001, etj).

Të paktën 5 kompani të përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet që synojnë promovimin e eksportit dhe qasjen në tregje të reja, duke përfshirë takime biznesi me kompanitë ruse që do të organizohen në Federatën Ruse.

Formularët e plotësuar të aplikimit duhet të dërgohen me e-mail deri më 31 gusht 2018 konkurs@eneca.org.rs.

Informacione të tjera rreth konkursit dhe formularit të aplikimit mund të gjeni në http://ras.gov.rs/konkurs-za-mmspp-iz-sektora-agobiznisa-i-prekhrambenog-sektora-2

Burimi: Agjencia për Zhvillim e Serbisë dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака