Shkolla e hapur e Beogradit (BOSH) botoi thirrjen per ndarjen e ndihmave financiare organizatave te shoqerive civile ne kuader te projektit WEB4YES – Western Balkans Civil Societ Organizations for Youth Employ
Shkolla e hapur e Beogradit (BOSH) botoi thirrjen per ndarjen e ndihmave financiare organizatave te shoqerive civile ne kuader te projektit WEB4YES – Western Balkans Civil Societ Organizations for Youth Employ
Qëllimi i kësaj thirrje është përmirësimi i efikasitetit të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor në ndërmarrjen e iniciativave për të përmirësuar politikat e punësimit të të rinjve dhe sipërmarrjen në nivel lokal.
Konkursi ka për qëllim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe për të forcuar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen publike, krijimin dhe zbatimin e iniciativave inovative lidhur me punësimin e të rinjve, punësimit dhe sipërmarrjes.
Shuma maksimale e buxhetit për secilin projekt individual mund të jetë deri në 10,000.00 €. Fondet totale të ndara janë deri në 150.000,00 €.
Shkolla e Hapur e Beogradit organizon mbi konkursin e hapur tre sesione informuese në tre qytete në Serbi.
- [16.05.2019.] Beograd, ЕU qendra informative me fillim ne ora 14:00
- [22.05.2019.] Nish , ЕU qoshi informativ me fillim ne ora 12:00
- [23.05.2019.] Novi Sad , Media qendra informative me fillim ne ora 12:00
Informatat shtese lidhur me konkursin dhe formularin per paraqitje ne konkurs mund ti merrni ne http://www.bos.rs/rs/najave/22/2019/05/07/otvoren-poziv-za-dodelu-finansijske-podrske-u-okviru-web4yes-projekta-.html
Burimi: Shkolla e hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues