Bujanoc – “Delegacioni i komunës së Bujanocit sot do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit me biznesmenët turq të cilët do t`i sjellë kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan”, tha Rahim Salihi, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanoc Shaip Kamberi, i cili do të udhëheq delegacionin komunal.

“Kamberi në Forumin e sotshëm të Biznesit në hotelin Hajat të Beogradit do të bisedojë me biznismenët turq të cilët janë të interesuar të investojnë në Bujanoc, dhe të cilëve do t`i prezentohen potencialet tona dhe gadishmëria jonë për bashkëpunim”, tha Salihi.
Në pyetjen se për cilat potenciale bëhet fjalë, Salihi tha se këto janë pikë sëpari toka e cila është në pronësi të komunës, objektet e ndryshme, por edhe hapësirat e fabrikave të mbyllura të cilat janë në pronësi të shtetit, i cili do që t`ua oforoj investitorëve potencial.
Ai shtose se takimi me biznismenët turq është organizuar nga Oda Ekonomike e Serbisë përmes zyrës së saj në Bujanoc.
Kryetari i Turqisë dhe delegacioni i këtij vendi mbrëmë kanë mbërrituar në një vizitë dyditore në Serbi.
Komuna e Bujanocit për disa vite bashkëpunon me Agjensionin Turk për Zhvillim – TIKA.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupit Koordinues