31.08.2026.

SHËRBIMI I TRUPIT KOORDINUES SIGUROI ÇANTA DHE PAJISJE SHKOLLORE PËR TË GJITHË NXËNËSIT E KLASËS SË PARË NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 31. August 2026.
  • 5 Views
SHËRBIMI I TRUPIT KOORDINUES SIGUROI ÇANTA DHE PAJISJE SHKOLLORE PËR TË GJITHË NXËNËSIT E KLASËS SË PARË NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe këtë vit ka siguruar mjete për blerjen e çantave dhe pajisjeve shkollore për të gjithë nxënësit që në vitin shkollor 2026/2027 fillojnë klasën e parë të shkollës fillore në territorin e këtyre tri komunave.

U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, së bashku me kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do t’u dorëzojë çantat dhe pajisjet shkollore nxënësve të klasës së parë dhe do t’u urojë atyre një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të shkollimit.

E martë, 1 shtator – Bujanoc dhe Preshevë

Bujanoc

SHF „Vuk Stefanović Karaxhiq“, Levosoje – 08:00–08:50

SHF „Desanka Maksimović“, Bilaç – 09:05–09:35

Preshevë

SHF „Vuk Karaxhiq“, Stacioni Hekurudhor – 09:50–10:15

SHF „Selami Halaçi“, Rahovicë – 13:30–14:00

Medvegjë – 2 shtator

SHF „Gorna Jabllanica“, Medvegjë – 10:30

Për realizimin e kësaj veprimtarie, Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë 3.200.000 dinarë.

Ndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Shërbimit të Trupit Koordinues për fëmijët dhe familjet nga territori i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Urojmë të gjithë nxënësit e klasës së parë për një fillim të mbarë të shkollës, shumë dije, miqësi të reja dhe kujtime të bukura shkollore!

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit