Të nderuar qytetarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,
Me rastin e Fitër Bajramit, ju dërgoj urimet e mia të sinqerta të gjithë qytetarëve që festojnë këtë festë në komunat tona.
Ju uroj që ditët e Bajramit t’i kaloni në paqe, shëndet dhe gëzim, të rrethuar nga familjet tuaja, miqtë dhe më të dashurit. Le të sjellë fryma e festës respekt të ndërsjellë, solidaritet dhe mirëkuptim, si themel i jetës së përbashkët dhe bashkëpunimit në komunitetet tona.
Gëzuar Fitër Bajrami!
Nenad Mitrović, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë