Personat me invaliditet kohët e fundit kanë marrë si donacion furgon të tipit “Pegueot”.
Personat me invaliditet kohët e fundit kanë marrë si donacion furgon të tipit “Pegueot”.
Çelësat e këtij donacioni nga kryetari i komunës i pranoi Afrim Agushi, nënkryetar i Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet.
Arifi me këtë rast tha se iniciativa është marrë vitin e kaluar dhe se ky donacion është i përbashkët komunës së Bujanocit me PBILD-in organizate kjo e Kombeve të Bashkuara.
“Së pari kemi siguruar lokalin për organizatën e personave me aftësi të kufizuara dhe më pas edhe furgonin i cili ka një vlerë prej 29.200.00 euro”, u shpreh Arifi,
Ai, duke i dëshiruar shoqatës që furgoni i ri t’i plotësoj nevojat e tyre dhe kështu të gjithë personave me invaliditet në komunë të Bujanocit, tha se nga vlera e përgjithshme komuna ka ndarë rreth 18.300.00 euro ndërsa PBILD-i 10.950.00 euro.
Burimi: Titulli dhe Trupi koordinues











