Bujanoc – Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, nën patronazhin e vetqeverisjes lokale, organizon ekspozitën e parë të lopëve të racës simentale “Bujanoci 2015”. Ekspozita do të mbahet të shtunën më 26 shtator, në ora 12, në stadionin futbollistik në Levosojë.
READ MOREBeograd – Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë, përmes mbështetjes profesionale të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Beograd, organizojnë kurs për koordinatorët lokal të Zyrave për të Rinj dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në temën “Puna me grupet e ndjeshme të të rinjëve dhe parimet e jo-diskriminimit”.
READ MOREBeograd – Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka krijuar ueb portalin interaktiv – OCDoskop, për qëllim të rrijtes së shikimit të sektorit civil në Serbi dhe ofrimit të mundësisë për ogranizatat e shoqërisë civile që publikut të përgjithshëm, donatorëve, sektorit publik, mirëpo edhe njëri tjetrit, t’i tregojnë se kush janë dhe çka punojnë. Këtë portal mund ta vizitoni duke klikuar në këtë adresë: www.ocdoskop.rs
READ MOREPreshevë – Të dhënat e Kryqit të Kuq në Preshevë thonë se në dy ditë e fundit numri i emigrantëve prej drejtimit të Greqisë, përmes Maqedonisë, në këtë komunë të jugut të Serbisë “ka qenë standard dhe sillet në mes 1.500 deri dy mijë burra, gra dhe fëmijë“.
READ MOREBujanoc – Agjensia për Privatizim ka publikuar shpalljen për pjesëmarrje në ankand në të cilën shitet pjesa e kapitalit të AD Industirsë së Duhanit në Bujanoc.
READ MOREBujanoc –Sipas të dhënave të Nijazi Ahmetit, drejtorit të Qendrës për Punë Socilae në Bujanoc, 833 familje nga kjo komunë marrin ndihmë sociale.
READ MORENish – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, sëbashku me bashkëpuntorët e tij, dje në në selinë e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse (SRHC) në Nish, i morri çelsat e pesë autocisternave për fikjen e zjarrit, të cilat i ka siguruar Rusia për Serbinë.
READ MOREPreshevë – Në Preshevë dje kanë arritur afër 2.000 emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, ndërsa sipas organeve kompetente pranimi dhe ofrimi i ndihmës zhvillohet pa problem.
READ MOREBujanoc – Duke përcjellur dëshirat e konsumatorëve, kompania „Bivoda“ nga Bujanoci, ka hyrë në treg me prodhimin e ri – „Bikokta“. Sipas fjalëve të Nenad Zafiroviqit, drejtorit të kësaj kompanie e cila punon në përbërje të „Jumk-os“, receptura e posaçme e këtij prodhimi ka dalur nga përvoja e gjatë e liderit të padiskutueshëm në prodhim dhe shitje të pijeve freskuese jo-alkoolike në tregun e jugut të Serbisë.
READ MOREBujanoc – Nga buxheti i Republikës së Serbisë, përmes Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 18 kompani nga këto tri komuna kanë marrë ndihmë diçka më shumë se 48 milion dinarë, për qëllim të përmirësimit të prodhimit.
READ MOREBeograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, thotë se pas fluksit të parë të refugjatëve, i cili kryesisht është përbërë nga gjinia mashkullore, në vazhdë është faza e dytë e cila karakterizohet me numrin e madh të grave, fëmijëve, shtatëzanave dhe të moshuarve. Stankoviq apelon se Serbisë iu është e nevojshme ndihma, sepse siç thotëa ai pret fluksin prej një milion refugjatëve.
READ MORENë bazë të Vendimit të drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 nr 670-00-00042/2015-01 të datës 15.09.2015, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë
READ MORE