13.10.2026.

Archives




  • PËRFUNDIMI I QENDRËS PËR HEMODIALIZË NË LEBAN

    PËRFUNDIMI I QENDRËS PËR HEMODIALIZË NË LEBAN0

    Leban, Medvegjë – Komuna e Lebanit ka konkuruar në programin e Progresit të EU-së, me projektin për përfundimin e Qendrës për Hemodializë, i cili që disa vite ndërtohet në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në këtë komunë. Programi i Progresit të UE-së ka përkrahur këtë projekt dhe për realizimin e tij ka miratuar mjetet financiare në vlerë prej 45.000 eurove.

    Hapja e Qendrës për Hemodializë do të thjeshtësojë shërimin e pacientave nga veshkët, të cilët nuk do të duhen që për dializë të udhëtojnë në Leskoc, por këtë do ta bëjnë në Leban.

    Kur do të hapet, Qendra për Dializë në Leban do t`i shërbejë edhe qytetarëve të komunës së Medvegjës dhe Bojnikut, të cilët mund të shërohen në këtë qendër.

    Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND

    MITROVIQ KA DHËNË BETIMIN NË KUVEND0

    Bujanoc, Beograd – Nenad Mitroviq, deputet popullor nga lista e PPS, dje dha betimin në Kuvendin e Serbisë.

    Në karierën e tij të pasur, mandati të cilin e fitoi në zgjedhjet e 24 prillit, është mandati katërt në parlament. Mitroviq më herët ka deklaruar se si deputet do të përpiqet për të mirën e Bujanocit.

    Bujanoci, përveç Mitroviqit, ka edhe një deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasanin nga radhët e PVD-ës.

    Përveç Mitroviqit dhe Hasanit, deputetë në Kuvendin e Serbisë nga Rrethi i Pçinjës janë Sllavica Bulatoviq (PPS) dhe Ivica dhe Novica Tonçev (PSS).

    Burimi: Jugpres, OK Radio dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • ËSHTË SHPËRBLYER DOKUMENTARI RRETH TRADITAVE TË PASHKËVE NË BUJANOC

    ËSHTË SHPËRBLYER DOKUMENTARI RRETH TRADITAVE TË PASHKËVE NË BUJANOC0

    Bujanoc – Në Konferencën e 25 Ndërkombëtare të Filmit Televizik Etnografik të mbajtur në Kuçevë, filmi dokumentar “Drela Ogorela”, i autorit Sllagjan Stojanoviqit – Frenkit, prodhim i redaksisë së RTS-it në Vrajë, ka fituar mirënjohjen speciale.

    Kjo mirënjohje është ndarë për “dëshmitë direkte dhe të plota rreth elementeve pak të njohjura të traditave të pashkëve në Bujanoc”.

    Vendimin e ka marrë juria e përbërë nga kryetari Radosllav Zellenoviq, punëtor filmik dhe anëtarët Vlladimir Bocev, etnolog dhe dr Sllobodan Naumoviq, regjisor dhe etnolog.

    Në këtë festival janë shfaqur 59 krijime të produksioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues

    READ MORE
  • INDUSTRIA E DUHANIT NË BUJANOC NË SHITJE PËR 2 MILIONË EURO

    INDUSTRIA E DUHANIT NË BUJANOC NË SHITJE PËR 2 MILIONË EURO0

    Bujanoc – Ministria e Ekonomisë së Serbisë ka shpallur shitjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc (IDB) me çmimin fillestar prej 2,06 milionë euro, ndërsa hapja e ofertës do të jetë më 2 shtator.

    Në shitje është ofertuar 57,9 % të kapitalit të përgjithshëm.

     Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është 31 gusht, ndërsa  pagesa obliguese e depozitit është rreth  205.000 euro.

    IDB ka rreth 100 punëtorë dhe deri më tani disa herë ka dështuar në ofertat e shitjes.

    Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • ËSHTË NËNSHKRUAR MARRËVESHJA PËR SIGURIMIN E TEKSTEVE NË GJUHËN SHQIPE

    ËSHTË NËNSHKRUAR MARRËVESHJA PËR SIGURIMIN E TEKSTEVE NË GJUHËN SHQIPE0

    Beograd – Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Pakicës Nacionale Shqiptare dhe Entit për Tekste Shkollore, dje kanë nënshkruar Marrëveshjen për sigurimin e atyre teksteve që mungojnë në gjuhën shqipe.

    READ MORE
  • NË BUJANOC ËSHTË HAPUR VERA KULTURORE PËR TALENTA

    NË BUJANOC ËSHTË HAPUR VERA KULTURORE PËR TALENTA0

    Bujanoc – “Vera kulturore në Bujanoc” këtë vit ka filluar më 1 gusht, ndërsa siç kanë njoftuar përfaqësuesit e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, personat dhe grupet e talentuara mund që në këtë institucion të paraqiten për pjesëmarrje në manifestimin tradicional, çdo ditë prej orës 8 deri 15.

    READ MORE
  • GATI PAS DY MUAJ NË PRESHEV DHE NË BUJANOC ËSHTË LEJUAR SHITBLERJA E  KAFSHËVE

    GATI PAS DY MUAJ NË PRESHEV DHE NË BUJANOC ËSHTË LEJUAR SHITBLERJA E KAFSHËVE0

    Bujanoc – Preshevë – Pas gati dy muaj që atëherë është shpallur një zonë e infektuar për shkak të sëmundjes së lëkurës të trazuar tek kafshët  në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, është lejuar shitblerja e kafshëve. Tregjet e kafshëve ende nuk punojnë, edhe pse barinjtë tani mund të blejnë dhe të shesin bagëtinë. Kështu që tregu më i madh në rrethin e Pçinjës është në Ristoc të Bujanocit, dhe është ende i mbyllur.

    READ MORE
  • BE DHE ZVICRA NDIHMOJNË 24 PROJEKTE NË SERBI

    BE DHE ZVICRA NDIHMOJNË 24 PROJEKTE NË SERBI0

    Beograd – Bashkimi Evropian dhe Qeveria Zvicerane, nëpërmjet programit të zhvillimit EU PROGRES do të mbështesin 24 projekte të reja në partneritetit me organizatat shoqërore dhe civilie si dhe me qeverisjet lokale në shumë prej  320,100 euro.

    READ MORE