09.10.2026.

THIRRJE PËR TË RINJTË – „STARTI I TË RINJVE – NGA IDEJA TEK BIZNESI“

  • In Lajme
  • 9. October 2026.
  • 3 Views
THIRRJE PËR TË RINJTË – „STARTI I TË RINJVE – NGA IDEJA TEK BIZNESI“

Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Universitetin e Novi Sadit – Fakultetin Ekonomik në Suboticë, zbaton programin „STARTI I TË RINJVE – NGA IDEJA TEK BIZNESI“, i cili u dedikohet të rinjve nga territori i komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Programi u dedikohet studentëve të viteve të fundit të studimeve, të diplomuarve, si dhe të rinjve të tjerë të interesuar për të nisur biznesin e tyre. Është planifikuar pjesëmarrja e deri në 30 të rinjve.

Përmes pesë trajnimeve praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri mbi aftësitë sipërmarrëse, burimet e financimit, aspektet ligjore të nisjes së një biznesi, hartimin e planit të biznesit, marketingun dhe hulumtimin e tregut, si dhe të punojnë praktikisht në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.

Zbatimi i programit është planifikuar të fillojë në nëntor të vitit 2026, ndërsa kandidatët e interesuar do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime deri në fund të tetorit të vitit 2026.

I ftojmë të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta shndërruar idenë e tyre në një koncept konkret biznesi dhe për të hedhur hapin e parë drejt krijimit të biznesit të tyre.

 

Numri i vendeve është i kufizuar në 30 pjesëmarrës.

Për të gjitha informacionet shtesë lidhur me programin, mënyrën e aplikimit dhe kushtet e pjesëmarrjes, të interesuarit mund t’i drejtohen degës së Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit