26.08.2026.

Nenad Mitrović në RTV Vranjë për fushatën informuese mbi pasivizimin e adresave

  • In Lajme
  • 25. August 2026.
  • 10 Views
Nenad Mitrović në RTV Vranjë për fushatën informuese mbi pasivizimin e adresave

U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, ishte i ftuar në RTV Vranjë, ku foli për fushatën informuese mbi pasivizimin e adresave, të cilën Shërbimi i Trupit Koordinues po e zbaton në kuadër të Planit të Veprimit për Realizimin e të Drejtave të Pakicave Kombëtare për periudhën 2026–2029.

Mitrović theksoi se një nga qëllimet kryesore të fushatës është që qytetarëve t’u bëhen të qarta dhe lehtësisht të qasshme procedurat që lidhen me pasivizimin e adresave, si dhe të informohen për mundësinë e ri-regjistrimit të vendbanimit në rastet kur adresa është pasivizuar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar informimit parandalues të qytetarëve, në mënyrë që ata të jenë të informuar për rrethanat të cilat, në përputhje me ligjin, mund të çojnë në pasivizimin e adresës, si dhe për hapat që mund të ndërmarrin për të rregulluar statusin e vendbanimit të tyre.
Në kuadër të fushatës janë përgatitur materiale informuese në gjuhën serbe dhe shqipe, të cilat u ofrojnë qytetarëve informacionet bazë lidhur me pasivizimin e adresave dhe procedurën e ri-regjistrimit të vendbanimit.

Në vazhdim mund të ndiqni kronikën e RTV Vranjës.

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit