U.d. drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, u takua sot me Çrtomir Peter Fišinger, shef i Departamentit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë.

Në takim u diskutuan temat kyçe me rëndësi për jugun e Serbisë – bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare, zbatimi i Planit me shtatë pika, çështjet e arsimit dhe teksteve shkollore, si dhe problemi i pasivizimit të adresave.
Nenad Mitroviq theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut me Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare dhe institucionet përkatëse, duke theksuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për pakicën shqiptare.
Фишингер се интересовао за актуелности у општинама Прешево,
Fišinger interesua për zhvillimet aktuale në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përfshirë funksionimin e institucioneve lokale dhe dinamikën e proceseve të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të këtyre proceseve dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i dialogut institucional është thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues











