25.12.2025.

ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE NENAD MITROVIQ MBANË TAKIM ME SHEFIN E MISIÓNIT TË OSBE-së MARCEL PESCHKE DHE KOMISARIN E LARTË PËR PAKICAT KOMBËTARE CHRISTOPH CAMM

  • In Lajme
  • 10. December 2025.
  • 46 Views
ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE NENAD MITROVIQ MBANË TAKIM ME SHEFIN E MISIÓNIT TË OSBE-së MARCEL PESCHKE DHE KOMISARIN E LARTË PËR PAKICAT KOMBËTARE CHRISTOPH CAMM

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, u takuan sot me shefin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Serbisë, Marcel Peschke, dhe Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare, Christoph Camm.

Në takim u hapën dhe u shqyrtuan të gjitha çështjet relevante me rëndësi për funksionimin e institucioneve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë te bashkëpunimi, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta të orientuara drejt stabilitetit dhe zhvillimit të këtij rajoni.

Dr. Aleksandar Martinoviq theksoi se në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka tensione ndëretnike, duke nënvizuar se qytetarët e këtyre mjediseve janë para së gjithash të interesuar për vende të mira pune, të ardhura të qëndrueshme dhe një cilësi më të mirë jete, e jo për tema ditore politike. Ai shtoi se Trupi Koordinues vazhdon të investojë përpjekje në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së mundësive të reja për të gjithë banorët në këto komuna.

Në takim morën pjesë edhe Elia Bogija dhe Fernando Sousa Burges nga Zyra e Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare, si dhe Jelena Çoliq, ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtores së Shërbimit të Trupit Koordinues, dhe Goran Gavriloviq, këshilltar në Shërbimin e Trupit Koordinues.

Biseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e dialogut konstruktiv dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit me qëllim të përmirësimit të pozitës së të gjithë qytetarëve në këtë zonë.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака