28.12.2025.

STANKOVIQI ME LIDERËT SHQIPTARË PËR DREJTËSINË

  • In Lajme
  • 19. November 2013.
  • 55 Views
STANKOVIQI ME LIDERËT SHQIPTARË PËR DREJTËSINË

Zoran Stankoviqi në Bujanoc ka biseduar me liderët shqiptarë të partive politike nga jugu i Sërbisë për rrjetin e gjykatave dhe prokurorive. Është propozuar vendosja e gjykatës themelore në Bujanoc deri sa në Preshevë do të jetë gjykata për kundërvatje dhe paralelja e prokurorisë.

Zoran Stankoviqi në Bujanoc ka biseduar me liderët shqiptarë të partive politike nga jugu i Sërbisë për rrjetin e gjykatave dhe prokurorive. Është propozuar vendosja e gjykatës themelore në Bujanoc deri sa në Preshevë do të jetë gjykata për kundërvatje dhe paralelja e prokurorisë. 

Kryetari i Trupit koordinues për komunën Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq dhe sekretari shtetërorë i Ministrisë së drejtësisë Negjo Jovanoviq kanë biseduar në Bujanoc me liderët e partive politike shqiptare nga jugu i Sërbisë për rrjetin e gjykatave dhe prokurorive në atë teritorë.

Duke spjeguar kriteret rreth të cilave janë formuar rrjetet e gjykatave në Sërbi, Jovanoviqi ka thënë që është e propozuar të vendoset gjykata themelore në Bujanoc, deri sa në Preshevë do të jetë gjykata për kundërvajtje dhe paralelja e prokurorisë.

 “Me atë drejtësia do të përfaqsojë në këtë teritorë dhe nuk ekziston asnjë dyshim që kanë hupur apo kanë përfituar diqka në Preshevë e në Bujanoc. Kanë përfituar sigurisht në asnjë mënyr nuk kanë humbur”, ka deklaruar Jovanoviqi.

Duke theksuar se biseda ka qenë e dobishme, Jovanoviq ka thënë që shpreson që ka pasur sukses ti bind që Qeveria dhe Ministria e drejtësisë kanë pasur një motiv me të cilin janë udhëhequr në rrastin e konsultimit të rrjeteve të gjykatave, ajo është që drejtësia të jetë në dispozicionin e  qytetarëve.

Aj ka shtuar se pasë prurjes së vendimit për vendosjen dhe vendet e gjykatave dhe prokurorive publike, vazhdon ndryshimi i prurjes së Ligjit për notarit publike, e cila është nevojë thelbsore në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Sipasë fjalëve të tij, notarët do të marrin më shumë se 90 përqindë punë se sa që kanë pasë deri tash, me rastin e pjestimit të pronës, vërtetimin e dokumentave, dhënjen e vërtetimevë dhe  çertifikatave, deri sa një përqindje e vogël e procedurave jashtëgjyqsore mbeten juridiksion ekskluziv të gjykatave.

Jovanoviqi ka thënë ministrit të drejtësisë Nikola Selakoviqit do t’ia përcjell të gjitha kërkesat dhe propozimet e Shqiptarve për të mundur me analizu dhe me kompletu gjendjen, duke pasur parasish se në Kuvendin e Sërbisë është duke u  mbajtur seancë lidhur me kërkesat dhe amandamentet e tyre.

Kryetari i Pardisë demokratike dhe kryetar i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë se Qeverisë së Sërbisë i kanë dërguar një kërkes për ndryshimin dhe plotsimin e Propozim ligjit për vendosjen dhe vendodhjen e gjykatave dhe prokurive publike, e cila nënkupton kthimin e gjykatës themelore në Bujanoc dhe Preshevë, prokurin publike dhe për kundërvajtje në Bujanoc, prokurin publike në Preshevë dhe një paralele të gjykatës të lartë nga Vraja në Preshevë dhe në Bujanoc.

Arifi ka shtuar që deputeti popullorë Riza Halimi kto kërkesa nëpërmjet amandamenteve i ka drejtuar proceduarave të kuvendit dhe shpreson që këto kërkesa të i miratoj Qeveria e Sërbisë.

Stankoviqi ka thënë se me liderët shqiptarë është biseduar jo vetëm për rrjetën e gjykatave por edhe për reformat e ardhëshme të cilat i përgatit Ministria e drejtësisë.

Në takim kanë prezentuar dhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit nacional Shqiptarë Galip Beqiri, lideri i Unionit demokratik Shqiptarë Rahmi Zullfiju dhe kryetari i Lidhjes së progresit demokradit Jonuz Musliu. 

Të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkimi demokratik të luginës Skender Destani, kryetari i Këshillit drejtues të Partisë për veprim demokratik në Bujanoc Shaip Kamberi dhe përfaqsuesi i OSBE-së  Erik Menton.

Burim: RTS

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака