Bujanoc/Preshevë/Medvegjë – Liderët e pesë partive politike shqiptare kanë marrë vendim për ti bojkutuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi nuk mund të thuhet i përbashkët sepse vendimin për pjesëmarrje eventuale në zgjedhje mund të sjell Partia për Veprim Demokratik (PVD), të hënën më 10 shkurt, lider i së cilës është Riza Halimi.

Mbledhja u mbajt deri në orët e vona të shtunën në Preshevë, ku Shaip Kamberi nga PVD-së kishte thënë se ata vendim do të marrin të hënën në organet më të larta partiake.
Ai më herët kishte thënë se shqiptarët duhet të luftojnë për drejtat e tyre përmes sistemin institucional. Liderët tjerë të partive shqiptare si justifikim të vendimit kishin thënë se shqiptarët nuk janë të kënaqur me ato çka Qeveria e Serbisë ka bërë për qëllim të zgjidhjes së problemeve të shumëta që kanë shqiptarët në këto tri komuna.
Rami Zulfiu, lider i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), ka deklaruar se vendimi i partive shqiptare për mospjesëmarrje në zgjedhje nuk do të thotë që edhe elektorati shqiptarë ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.
Në territorin e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit veprojnë shtatë parti politike të cilat mbledhin shqiptarët e këtyre trevave.
Burimi: Danas, Politika, Jugmedia, Trupi Koordinues