29.12.2025.

FTESË PËR MEDIA – 02.02.2015

  • In Lajme
  • 2. February 2015.
  • 35 Views
FTESË PËR MEDIA – 02.02.2015

Ju ftojmë që të martën, më 3 shkurt, në ora 13, në lokacionin përballë Shtëpisë së Shëndetit, të merrni pjesë në cermonin e fillimit të punimeve në ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

Ju ftojmë që të martën, më 3 shkurt, në ora 13, në lokacionin përballë Shtëpisë së Shëndetit, të merrni pjesë në cermonin e fillimit të punimeve në ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

Sëpari punimet simbolikisht do t`i shënojnë tre studentë nga komuniteti shqiptar, serb dhe rom, të cilët në gjuhën e tyre amtare, me porosi të shkurtëra do të flasin për rëndësinë e studimeve në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc. Pas kësaj të pranishëve do t`i drejtohen Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Majkëll Devenport, shef i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Sërgjan Verbiq, ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkëncës dhe Zhvillimit Teknologjik, Piter Burkhard, ambasador i OSBE-së në Serbi, Astrid Tors, Komersare e Lartë e OSBE-së për Pakica Kombëtare, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe Nenad Vunjak, dekan i Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

Pas ceremonisë zyrtare në ora 13 e 40 minuta, janë të parapara deklaratat për media.

Të mërkurën më 4 shkurt, në ora 10, në Shtëpinë  e Kulturës në katin e parë, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do t`i drejtohet të pranishmëve në tryezën e rrumbullakët me temë „Prespektivat, kushtet, kufizimet e zhvillimit të jugut të Serbisë në kontekstin e bashkëpunimit ndër-rajonal dhe integrimeve europiane“. Në pjesën hyrëse përveç Stankoviqit, do të flasë edhe Nenad Vunjak, dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Astrid Tors, Kosemare e Lartë e OSBE-së për Pakica Kombëtare, Piter Burkhard, shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Pas mbarimit të pjesës hyrëse në ora 11, mediat prezente do të kenë mundesinë që të marrin deklarata nga kryetari i Trupit Koordinues.

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака