30.12.2025.

UDOVIÇKI: BASHKËPUNIM I RËNDËSISHËM I PUSHTETIT LOKAL DHE QEVERISË

  • In Lajme
  • 4. March 2015.
  • 58 Views
UDOVIÇKI: BASHKËPUNIM I RËNDËSISHËM I PUSHTETIT LOKAL DHE QEVERISË

Bujanoc – Nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, është takuar me përfaqësuesit e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, deputetët popullorë nga ky rajon si dhe me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.

Bujanoc – Nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, është takuar me përfaqësuesit e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, deputetët popullorë nga ky rajon si dhe me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.

Me këtë rast ministresha Udoviçki ka deklaruar se në këto komuna realizohen interesat më të rëndësishme të qytetarëve dhe se rreth 70 përqind e benificioneve në rrugën e Serbisë drejt UE-së do të arrihen pikërisht në nivelin lokal.

Ministresha Udoviçki ka vlerësuar se për këtë arsye është e rëndësishme bashkëpunimi pushtetit republikan dhe lokal, në mënyrë që më shumë të avansohet puna e institucioneve dhe bashkëpunimi i shtetit dhe institucioneve lokale.

„Nuk mundemi t’a ndërtojmë të ardhmen pa bashkëpunim dhe duhet të konfirmojm se ardhmëria është stabile dhe kjo do të tërheq investime“, ka deklaruar ministresha Udoviçki.

“Propozimi është për tani dhe besoj që ashtu do të jetë, që të përcaktohet maksimumi i numrit të punëtorëve. Momentalisht punojmë në atë që në mënyrë precize të japim kriteret objective, të cilat ndoshta nuk do të jenë të përkryera mirëpo do të jenë shumë më të mira se ndonjë zvogëlim linear i numrit të punësuarve, rreth të cilit nuk ka fjalë”, ka deklaruar ajo.

Ministresha Udoviçki ka deklaruar se është e nevojshme që të përcaktohet “se sa është arsyeshme të punohet në institucionet e caktuara dhe kur ky maksimum në administratat lokale të përcaktohet, në atë administratë lolake mbetet që të përcaktohen se cilat janë vendet më të rëndësishme dhe cilat vende do të duhej të plotësohen, ndërsa në cilat duhet të zvogëlohet numri i të punësuarve”.

Ministresha Udoviçki, gjithashtu ka deklaruar se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë përveç problemeve të rëndomta të cilat i kanë të gjitha komunat, egzistojnë edhe probleme të posaçme, duke premtuar ndihmën për punësim nga Qeveria, pa marrë parasysh në përkatisinë nacionale.

„Kjo është qeveria e cila punon për të ardhmen, dëshirojmë që t’a ndërtojmë të ardhmen në vend në të cilën të gjithë qytetarët, të gjitë fëmijët – shqiptarë, serbë dhe rom të qëndrojnë këtu dhe të kenë mundësinë që këtu të punësohen. Për këtë është e nevojshme që këtu t’a kalojmë mosbesimin e caktuar i cili ende mbizotëron dhe të fillojmë t’a ndërtojmë të ardhmen“, ka porositur Udoviçki.

Ministresha ka thënë se prej vitit 2000, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë investuar 110 milon euro, prej të cilës Qeveria e Serbisë ka investuar rreth 75 milion euro dhe se Qeveria do të vazhdoj t’a ndihmoj këtë rajon.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka thënë se gjatë bisedimeve në Bujanoc, deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi kanë kërkuar që të vazhdohen bisedimet në mes përfaqësuesve shqiptar dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë rreth zbatimit të Raportit shtatë pikësh të vitit 2013.

Ai Raport i partive politike shqiptare përmban kërkesat e tyre të cilat në formë të konkluzionit, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Serbisë në qershor të vitit 2013. Mirëpo, bisedimet janë ndërprerë në nëntor të po atij viti, përshkak të reformave në gjyqësor, me të cilat është hequr gjykata themelore dhe prokuroria në Preshevë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka konfirmuar se takimi me ministreshën ka kaluar në atmosferë shumë të hapur dhe tolerante, duke shtuar se është biseduar rreth problemeve.

“Kemi biseduar në mënyrë të hapur rreth problemeve të punësimit të shqiptarëve në organet shtetërore, rreth problemeve në shëndetësi, arsmim dhe për të gjitha problemet të cilat janë të rëndësishme për një vetqeverisje lokale”, ka thënë Arifit.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, në mënyrë të veçant është i kënaqur që është biseduar rreth tejkalimit të problemit rreth vlerësimit të numrit të banorëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Është e rëndësisë së veçantë që të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë vlerësuar që të krijohen kushte të favorshme për bisedim rreth numrit të banorëve në këto komuna“, ka deklaruar Stankoviq.

Ministresha Udoviçki në Bujanoc ka pasur takim edhe me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliun, ku nënkryetarja e Qeverisë ka shprehur kënaqisinë për zgjidhjen e problemit rreth ndryshimit të emrave të rrugëve në komunën e Bujanocit.

Udoviçki ka thënë se para një jave është miratuar ndryshimi i emrave të rrugëve, sepse është pranuar propozimi i cili i përshatatet të gjithë banorëve të Bujanocit.

“Çështja e emrave të rrugëve në Bujanoc, e cila është marrëveshje në përputhje me përbërjen e banorëve të Bujanocit dhe e cila është e pranueshme për të gjithë banorët e Bujanocit, është një shembull i mirë se si mirëkuptimi dhe vullneti tejkalojnë barrierat”, ka thënë Udoviçki.   

Ajo ka thënë se propozimi është bërë në pajtueshmëri me të gjithë, ndërsa deri tek kjo është arritur ashtu që një kërkes e njëanshme është kthyer dhe është gjetur zgjidhje e interesit të dyanshëm.

Udoviçki e ka uruar në zgjedhjen për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në zgjedhjet e 26 tetorit 2014, duke e njoftuar se puna e Këshillit Republikat për Pakica Kombëtare sëshpejti do të fillojë.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu ka shprehur kënaqësinë me rastin e vizitës së ministreshës në Bujanoc dhe përshkak se nuk i ka shmangur bisedës për çfarëdo problemi.

Në takim është biseduar edhe për problemet me tekstet në gjuhën shqipe dhe mediat publike, si dhe për përdorimin e gjuhës gjatë regjistrimit në librat amëz të lindjes.

“Problemin të cilin e kemi dëgjuar është çështja e finansimit të Këshillave Nacional, i cili si çështje e dytë është renditur në problemet e numrit zyrtar të banorëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, ka thënë Udoviçki, duke theksuar se egziston dëshira që kjo çështje të zgjidhet.

Ajo ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të rritet përgjegjësisa gjatë shpenzimit të parave të dhëna për punën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili duhet që finansimin e punës së vet t’a kryej në mënyrë transparente dhe ligjore si dhe në kuadër të kompentecave të këshillit.

Në takim me kryetarin e Kryqit të Kuq të Serbisë, Dragan Radovanoviqin, dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, në të cilin ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë dhe ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, është dakorduar që Kuzhina Popullore në këtë vend të vazhdojë të punoj në muajt e ardhshëm. Është precizuar që mbas një muaji, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Serbisë të arrihet zgjidhje afatgjate për 1.200 përdoruesit e Kuzhinës Popullore.

Ministresha Udoviçki ka shprehur kënaqësinë që ka kontribuar  në arritjen e shpejtë të marrëveshjes në mes pushtetit lokal dhe Kryqit të Kuq rreth vazhdimit të punës së Kuzhinës Popullore, sepse kjo është e rëndësisë së madhe për 1.200 përdoruesit nga ky rajon.

„Gjëja më i rëndësishëm është se marrëveshja ka filluar dhe do të arrijmë mënyrën se si Kuzhina Popullore të punojë pa problem deri në fund të këtij vitit“, ka thënë Radovanoviq.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака