30.12.2025.

FTESË PËR DORËZIMIN E ARMËVE DHE MUNICIONIT

  • In Lajme
  • 5. March 2015.
  • 36 Views
FTESË PËR DORËZIMIN E ARMËVE DHE MUNICIONIT

Medvegjë – Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Serbisë, nga 4 marsi 2015, për një afat tremujor do të zbatoj aksionin e legalizimit të ligjshëm të armëve.

Medvegjë – Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Serbisë, nga 4 marsi 2015, për një afat tremujor do të zbatoj aksionin e legalizimit të ligjshëm të armëve.

Pronarët e armëve, personat fizik dhe juridik, mund të dorëzojnë  të gjitha llojet e armëve dhe municionit në stacionin policor në Leskoc ose në stacionet policore të komunave Medvegjë, Leban, Bojnik, Vllasotincë dhe Cërna Travë, pa treguar prejardhjen e armëve dhe municionit dhe nuk do të përgjigjen për blerje dhe mbajtje të palejushme të armëve.

Gjat aksionit të legalizimit të ligjshëm të armëve, personat fizik dhe juridik mund të regjistrojnë armë për sigurinë personale (pistoletë dhe revolver), armë për gjueti (pushkë për gjueti dhe karabin) dhe armë sportive (pistoletë të kalibrit të vogël dhe revolver, pushkë të kalibrit të vogël dhe pushkë me ajër), për të cilat nuk kanë leje nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.

Informacionet më të detajuara rreth zbatimin të procedurës së legalizimit ligjor të armëve mund t’i merrni në administratën policore ose në stacionet policore, si dhe në numrin e telefonit 016/200-288.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака