Në muajin e fundit masovikisht është duke u prerë pylli në pjesën e mbrojtur përreth manastirit të Prohor Pçinjës, pronë e Dioqezës së Vrajës. Rrjeti i Gjelbërt i Jugut të Serbisë akuzon Dioqezën që pa plan dhe pa leje lejon prerjen e pasurisë së çmuar pyllore, ndërsa nga Dioqeza pohojnë se gjithçka punojnë sipas ligjit dhe se kanë lejet e nevojshme.

Në pyjet e mbrojtura, të cilat shteti u`a ka besuar në pronësi Dioqezës së Vrajës, janë të prera trugjet e bungut. Mjetet për prerjen e drurit kanë lënë vetëm trungjet dhe pjesët e zhveshura të malit. Në Dioqezën e Vrajës, e cila ka në pronësi 2600 hektarë në pjesën e karakteristike të luginës së Pçinjës, thonë se për prerjen e trungjeve kanë të gjitha dokumentet e nevojshme. Në muajin e fundit kanë prerë 239 trupa.
„Përveç dokumenteve të nevojshme të cilat i disponojmë, në terren ka dalë edhe ispektori pyjor, i cili ka thënë se nuk egziston asnjë pengesë për prerje. Këto trupa nuk janë prerë për t`i shitur, por për kujdesin e pyllit“, ka thënë Millan Stojilkoviq, inxhinjer pyllor në Dioqezën e Vrajës. Në shoqatën e Rrjetit të Gjelbër të Jugut të Serbisë pohojnë se trungjet e prera nuk kanë vulë, për çka është e pa mundur të vërtetohet se sa është prerë pylli.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues