30.12.2025.

KOMUNIKATË: ËSHTË BËRË VLERËSIMI I NUMRIT TË BANORËVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 8. July 2015.
  • 40 Views
KOMUNIKATË: ËSHTË BËRË VLERËSIMI I NUMRIT TË BANORËVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Në Qeverinë e Republikës së Serbisë, në prani të nënkryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë, dr Kori Udoviçkit, është prezantuar vlerësimi i numrit të banorëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe është prezantuar përfundimi i procesit të filluar me rastin e vizitës së nënkryetares së Qeverisë që ia bëri komunës së Bujanocit, më 3 mars 2015. Inciativa është rrjedh e kapërcimit të çështjeve të hapura në territorin e këtyre komunave. 

Në Qeverinë e Republikës së Serbisë, në prani të nënkryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë, dr Kori Udoviçkit, është prezantuar vlerësimi i numrit të banorëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe është prezantuar përfundimi i procesit të filluar me rastin e vizitës së nënkryetares së Qeverisë që ia bëri komunës së Bujanocit, më 3 mars 2015. Inciativa është rrjedh e kapërcimit të çështjeve të hapura në territorin e këtyre komunave. Vlerësimi është kryer në bazë të metodologjisë së pranuar në takimin e zhvilluar më 12 qershor 2015, nga ana e liderëve politik dhe përfaqësuesit të Këshillit Nacional Shqiptar. Të dy takimet, si dhe i tërë procesi janë realizuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Beograd dhe ambasadën e SHBA-së, ambasadën së Britanisë së Madhe dhe Delegacionin të EU-së në Beograd dhe nën ndërmjetësimin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Qeveria e Republikës së Serbisë, javën e kaluar ka miratuar Konkluzionin në bazë të së cilit   vlerësimi i numrit të banorëve të prezantuar sot do të përdoret zyrtarisht deri në realizimin e regjistrimit të ardhshëm të qytetarëve.

Bashkësia ndërkombëtare gjatë muajit qershor ka angazhuar ekspertë me renome për vlerësimin e numrit të banorëve: Jana Vajtin (nga Britania e Madhe) me një eksperiencë të gjatë në vlerësimin e numrit të banorëve, si në vendet e EU-së, Azisë Qendrore, poashtu edhe në rajon, i angazhuar edhe nga ana e Këshillit Europian, UNECE-s (United Nations Economic Commission for Europe), UN Statistical Division I UNFPA (United Nations Population Fund), Katarina Kostadinovën-Daskalocki (nga Maqedonia) me më shumë se 28 vjet përvoj relevante në vendet e rajonit dhe Molldavi, Bellorusi, Turkmenistan dhe Danijella Gudkajnda (SHBA) me përvoj në 60 vende të realizuar në këtë fushë. Ndihma e nevojshme është dhënë edhe nga ana e Entit Republikan për Statistika dhe organet tjera të Republikës së Serbisë.

Vlerësimi i numrit të banorëve në vitin 2011, të prezantuar sot është kështu, për komunën e Bujanocës 38300, për komunën e Preshevës është 29600 dhe për komunën e Medvegjës 7442.

Përfaqësuesit e pakicës nacionale shqiptare kanë qenë të pakënaqur në rezultatet e prezantuara dhe për këtë nënkryetarja ka ftuar ekspertët ndërkombëtar që në periudhën e ardhshme të jenë në dispozicion të gjithëve akterëve në mënyrë që t`i përgjigjen në të gjitha pyetjet e tyre.

REPUBLIKA E SERBISË

Kabineti i nënkryetares së Qeverisë

Beograd, 7 Korrik 2015

Погледајте још

Најновије

Архива чланака