01.01.2026.

KLUBI I AFTËSIVE TË PËRZIARA LUFTARAKE “KNEZ LAZAR” REGJISTRON ANËTARËT E RINJ

  • In Lajme
  • 5. October 2016.
  • 38 Views
KLUBI I AFTËSIVE TË PËRZIARA LUFTARAKE “KNEZ LAZAR” REGJISTRON ANËTARËT E RINJ

Bujanoc – Klubi i aftësive të përziara luftarake “Knez Lazar” në Bujanoc, i cili më herët është regjistruar, tashmë ka medaljen e parë të artë. Atë e ka fituar anëtari i klubit në kategorinë e rëndë, Milan Nakiq, në garën e mbajtur në muajin e kaluar në Vrajë, ku kanë marrë pjesë nëntë çifte luftarake.

„Kjo është e para në serinë e medaljeve të klubit dhe presim që ende të marrin në historinë e sapo filluar të klubit. Para neve është prespektiva e ardhmërisë sportive të cilën e garanton interesimi i madh për aftësi luftarake, si në kik boks, boks, mau-tai, xhiju-xhici dhe mundje. Dje, në ditën e parë të regjistrimit janë regjistruar 30 anëtarë të ri”, ka thënë Milani.  

 „Sëshpejti do të fillojmë me fitnes trajnimet për meshkuj, ndërsa një muaj më vonë edhe për femra. Kemi siguaruar tri ditë trajnim në javë në sallën sportive “Rinia”. Shpresojmë që do të kemi nga tri termine gjatë ditës”, thoë Nakiq, i cili është pronar i klubit sëbashku me kolegun e vet Stefan Stankoviq nga Vraja.

Milani thotë se është hapur klubi për pranimin e të gjithë të interesuarve. Regjistrimi i anëtarve të rinj bëhet në hapësirat e Klubit Futbollistik të klubit BSK në Bujanoc.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака