Medvegjë – Punëtorët medicinal nga Medvegja në cerenominë e prerjes së kulaçit të festës kanë shënuar festën e tyre në hotelin “Gejzer” në Banjë të Sijarinës.
Medvegjë – Punëtorët medicinal nga Medvegja në cerenominë e prerjes së kulaçit të festës kanë shënuar festën e tyre në hotelin “Gejzer” në Banjë të Sijarinës.
Në shënimin e kësaj feste përveç mjekëve dhe punëtorëve tjerë të Shtëpisë së Shëndetin në Medvegjë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale në krye me kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq, si edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera publikë. Nikoqir i festës i cili ka organizuar pritjen e mysafirëve në hotelin në Banjë të Sijarinës, ka qenë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë, dr Dragan Angjellkoviq.
Kryetari i komunës së Medvegjës ka uruar festën të gjithë punëtorëve shëndetësor, si edhe besimtarëve të cilët e festojnë këtë shenjtëri.
Data 14 nëntor është dita kur shënohet Shën Vraçi, festa esnafe e mjekëve. Oda e Mjekëve të Serbisë në vitin 2007, zyrtarisht këtë ditë e ka shpallur si festë e saj.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues











