Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur Ftesë Publike për paraqitjen e propozim projekteve në konkursin programor për avansimin e pozitës së personave me invalideitet në Republikën e Serbisë për vitin 2017.
Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur Ftesë Publike për paraqitjen e propozim projekteve në konkursin programor për avansimin e pozitës së personave me invalideitet në Republikën e Serbisë për vitin 2017.
Lënda e këtij konkursi është financimi apo pjesëmarrja në financimin e aktiviteteve programuese të lidhjes së shoqatave për persona me invaliditet në nivelin republikan apo krahinor të cilët aktivitetet i realizojnë direkt apo përmes punës së shoqatave lokale në sistemin e tyre, me qëllim të avansimit të pozitës së personave me invaliditet.
Mjetet për këtë konkurs sigurohen në kuadët të Buxhetit të Republikës së Serbisë, në Fondit buxhetor për programet mbrojtëse dhe avansimin e pozitës së personave me invaliditet, nu vlerë të përgjitshme deri 225.000.000,00 dinarë.
Në kuadër të këtij konkursi sigurohet financimi apo pjesëmarrja në financimin e realizimit të aktiviteteve të cilat për qëllim kanë përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet duke realizuar:
qasje në informacionet për largimin e barrierave komunikative
- participimin për largimin e barrierave në drejtimin e pjesëmarrjes së plotë në shoqëri të personave me invaliditet duke realizuar programe dhe servise stimulative dhe inkluzive
- barazinë përmes rritjes së nivelit të ndërgjegjës së bashkësisë dhe sigurimit të barazisë së personave me invaliditet.
Afati për dorëzimin e propozim projekteve skadon më 16 dhjetor 2016.
Më shumë informacione rreth projektit dhe dokumentacionit mund t`i gjeni në këtë adresë: www.minrzs.gov.rs
Burimi: Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale dhe Trupi Koordinues











