02.01.2026.

EMIGRANTËT NË QENDRAT PRANUESE NË BUJANOC DHE PRESHEVË ME KUSHTE TË NXEHTA DHE ME VENDE TË MJAFTUESHME

  • In Lajme
  • 1. December 2016.
  • 32 Views
EMIGRANTËT NË QENDRAT PRANUESE NË BUJANOC DHE PRESHEVË ME KUSHTE TË NXEHTA DHE ME VENDE TË MJAFTUESHME

Bujanoc, Preshevë – Në jugun e Serbisë ka filluar të bie borë, ndërsa temperaturat janë nënë zero. Në qendrat pranuese në Preshevë dhe Bujanoc është nxehtë dhe ka kapacitete të mjaftueshme.

 

Bujanoc, Preshevë – Në jugun e Serbisë ka filluar të bie borë, ndërsa temperaturat janë nënë zero. Në qendrat pranuese në Preshevë dhe Bujanoc është nxehtë dhe ka kapacitete të mjaftueshme.

Në Qendrën Pranuese në Bujanoc është nxehtë 24 orë  dhe atje momentalisht gjenden rreth 160 emigrantë, kryesisht familjet me fëmijë.

Tanja Kaçar nga Komesariati për Refugjatë thotë se janë të kryera me kohë përgaditjet për dimër.

„Gjithçka është siguruar, dhomat janë të nxehta 24 orë, janë të siguruara rrobat dhe mbathjet, si edhe tri shuajtje dhe banjo me ujë të nxehtë”, ka thënë Tanja Kaçar.

Ka edhe kapacitete të mjaftueshmë për ardhjen e emigrantëve të ri. Në Bujanoc ka vend edhe për 220 njerëz, ndërsa gjatë ditës pritet grupe të reja të emigrantëve.

Në Preshevë momentalisht janë 920 emigrantë, të cilët gjithashtu janë në hapësirat e nxehta, ndërsa kapacitetet janë pothuajse të plotësuar.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака