Bujanoc – Spitali Specialistik për Rehabilitim në Banjë të Bujanocit do t`i përgjigjen ftesës publike të Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe do të përaqiten për realizimin e listës së ndarjes së kuponave për inkurajimin e zhvillimit të turizimit vendor, ka thënë dr Stojança Sasaov, drejtori i kësaj banje shëruese.

„Në vazhdë është përgaditja e dokumentacionit të nevojshëm. Ky është viti i tretë që konkurojmë për ndarjen e kuponave për subvensionimin e shfrytëzimit të shërbimeve të akomodimit në objektin tonë. Gjatë dy viteve të kemi pasur mesatarisht rreth njëqind mijë mysafirë në vit të cilët kanë shfrytëzuar kuponat”, ka thënë Savov.
Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit rikujton se inkurajimi i zhvillimit të turizmit vendor realizohet përmes ndarjes së kuponave për shfrytëzimin e subvensionuar të shërbimeve të akomodimit në objektet hotelerike në afat prej më sëpaku pesë netë, jashtë komunës, përkatësisht vendit të vendbanimit të përdoruesit të kuponeve.
Vlera maksimale e mjeteve të cilat për një kupon mund të refundohen ofruesit të shërbimeve hotelerike është 5.000 dinarë.
Lista e tyre do të publikohet më së voni deri më 30 dhjetor të këtij vitit, ndërsa afati i fundit për shfrytëzimin e tyre është 20 nëntor 2017.
Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues