Programin mbështetës i realizimit të masave të zhvillimit të barabartë rajonal të Republikës së Serbisë përmes pjesëmarrjes së shtetit në inkurajimet ekonomiko-financiare për themelimin e kooperativave të reja dhe projektet investuese të kooperativave egzistuese në vitin 2017, përkatësisht në Rrethin e Nishavës, Topllicës, Pirotit, Jabllanicës dhe Pçinjës…

Programin mbështetës i realizimit të masave të zhvillimit të barabartë rajonal të Republikës së Serbisë përmes pjesëmarrjes së shtetit në inkurajimet ekonomiko-financiare për themelimin e kooperativave të reja dhe projektet investuese të kooperativave egzistuese në vitin 2017, përkatësisht në Rrethin e Nishavës, Topllicës, Pirotit, Jabllanicës dhe Pçinjës, e realizon Kabinetit i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike, në bashkëpunim me njësitë e vetqeverisjes lokale.
Mjetet janë të drejtuara për këto masa:
1. Vlera maksimale prej 6.250.000,00 dinarëve është e dedikuar si inkurajim i dedikuar ekonomiko-social për formimin e kooperativave të reja për qëllim të rritjes së formës së prodhimit dhe ndikimit në zhvillimin e bujqësisë në mjediset ku themelohen.
2. Vlera maksimale prej 12.500.000,00 dinarëve është dedikuar si inkurajim i dedikuar ekonomiko-social për projektet egzistuese të kooperativave bujqësore të cilat kanë për qëllim rritjen e formave të prodhimit dhe krijimin e mundësive të rritjes dhe punësimeve të reja.
Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë:
1.. Grupet individuale të amvisërive të regjistruara bujqësore të cilat dëshirojnë që të formojnë kooperativa bujqësore dhe të cilat kanë përkrahje të vetqeverisjeve lokale.
2. Kooperativat egzistuese bujqësore të cilat biznesin e tyre me pajtushmëri me ligjin me të cilat rregullohen kooperativat dhe të cilat janë të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik, të cilat kanaë rregulluar edhe kanë kryer detyrimet nga të ardhurat publike për vitin 2016, ndaj të cilave nuk është nisur procedur e falimentimit apo likuidimit dhe të cilat kanë përkrahje të njësive të vetqeverisjeve lokale për projektin me të cilin konkurojnë.
Kooperativat mund të realizojnë të drejtën në financim të aktiviteve programuese për:
1. Blerjen e kafshëve të gjalla për nevojat e rritjes së bagësitsë.
2. Blerjen e pajisjeve për nevojat e avansimit të kualitetit dhe kapacitetit të fermës për prodhimin e qumshtit dhe fermës për prodhimin e mishit.
3. Blerjen e të mbjellurave shumëvjeçare për zgjërimin e hapësirave nën prodhimin bimor.
4. Blerjen e pajisjeve dhe mekanizmit bujqësore për rritjen e prodhimit dhe avansimin e kualitetit të pemëve, bimëve dhe prodhimeve tjera bimore.
5. Ndërtimin e objekteve dhe blerjen e pajisjeve për nevojat e rritjes së kapaciteve egzistuese të prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe kualitetit, sigurimin e shumë fazave të përpunimit të prodhimeve.
6. Blerjen e pajisjeve për nevojat e prodhimit, rritjen e mundësisë së eksportit, rritjen e tregut të shitjes apo përmirësimin e pozicionit të tregut.
Harxhimet përfshijnë tatimin në vlerën shtesë.
Mjetet e pakthyeshme ndahen në përputhje me dedikimin e mjeteve.
Mjetet do të shfrytëzohen kështu që do të kryhen direkt në llogari të poçme në dinarë tek Drejtoria për Financa për Mjete Inkurajuese nga program i Kooperativave është në detyrim që të siguroj kambialin të vetëm bllanko, me kambialin autorizues.
Kooperativat minimalisht nuk munden që për tri vite t`i jetërsojnë mjetet (pajisjet, objektet, mekanizmin etj.), të siguruara nga inkurajimet financiare të këtij programi.
Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 1 tetor 2017.
Mjetet do të ndahen sipas paraqitjeve të arritura – deri tek harxhimi mjeteve të parapara për këtë qëllim.
Tekstin komplet të konkursit, si edhe paraqitjen e konkursit mund ta merrni në: http://subvencije.rs/vesti/100-000-e-bespovratnih-sredstava-za-poljoprivredne-zadruge/
Burimi: Subvensioni në Bujqësi dhe Trupi Koordinues











