03.01.2026.

DRURI I CILI JEP EDHE NGA 50.000 EURO PËR NJË HEKTAR

  • In Lajme
  • 10. July 2017.
  • 52 Views
DRURI I CILI JEP EDHE NGA 50.000 EURO PËR NJË HEKTAR

Preshevë – Nëse e gjitha shkon sipas planit, pjesa e parë në jugun e Serbisë për përpunimin e drurit paulovnia i cili rritet shpejtë, të cilin e thërrasin druri i të së ardhmes, do të ndërtohen në një arë në fshatin Reka Tërnavës në Preshevë.

Preshevë – Nëse e gjitha shkon sipas planit, pjesa e parë në jugun e Serbisë për përpunimin e drurit paulovnia i cili rritet shpejtë, të cilin e thërrasin druri i të së ardhmes, do të ndërtohen në një arë në fshatin Reka Tërnavës në Preshevë. Ndërtimin e të kësaj fabrike të posaçme e paralajmron Lubisha Toshiq, i cili para tri viteve ka nisur të merret me prodhimin e paulovnisë. Rrënjët e para i ka nxjerrë nga farat e mbjellura në vitin 2014, ndërsa vitin në vazhdim i ka pasur rrënjët të gatshme për tu mbjellur në fushë. Në prill të këtij viti ka mbjellur paulovnitë në një parcel dhe për një vit pret që të rriten deri në tetë metra lartësi.

Lubisha ka studiuar maqinerinë, pastaj ka punuar në një firmë sllovene, ndërsa më vonë ka ndërtuar serrën për prodhimin e luleve. Kur ka ndëgjuar për paulovninë, karakteristikat e saja dhe mundësitë të cilat i ofron, është drejtuar për prodhimin e saj dhe sot është prodhuesi më i madh i këtij druri në jugun e Serbisë. Momentalisht ka rreth shtatëmijë trupa, thotë se janë të kualitetit të shkëlqyeshëm, i shet edhe me çmim prej 50 dinarëve, dhe shton se interesimi i blerësve të interesuar kalon kapacitetet e tij momentale.

Në pjesën e fabrikës për përpunimin e paulovnisë, të cilën mendon që ta hap, mund t`i punësoj pesëmbëdhjetë njerëz.

„Nga kjo punë mund që të jetohet mirë. Një hektar, në të cilën mbillen 6.200 rrënjë, për katër vite mund të sjellin përfitim edhe deri në pesëdhjetë mijë euro. Për këtë kohë bënë masën prej më së paku një metër kub”, tha Lubisha.

Përveç për ngrohje, paulovnija përdoret edhe si pjesë ndërtimore për ndërtimin e jateve, mobiljeve dhe instrumenteve muzikore. Për ngrohje bëhet pas tri-katër viteve, ndërsa për qëllimet tjera duhet të rritet deri në tetë-nëntë vjet. Mund të mbillet në arat më së shumti në lartësi detare prej 1.200 metrave. Druri i paulovnisë ndezet sikur gazi, ndërsat gjethet përdoren si ushqim i kafshëve, dhe nga e gjithë kjo masë bimore mund të bëhet briketi dhe peleti. Mund të mbillet gjatë gjithë vitit, të shkurtohet deri në dhjetë herë dhe përsëri të rritet trungu. Vlera kalorike e kubikut të paulovnisë është e barabartë me kubikun e thëngjillit ngjyrë kafe.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака