Preshevë – Në Preshevë është hapur ekspozitura e re e Bankës Komerciale, e cila ndodhet në qendrën tregtare “Metal VM”, në rrugën 15 Nëntori nr. 121. Ekspozitura do të kryej të gjitha punët bankare me personat fizik dhe juridik, siç janë pagesat, transaksionet e brendshme dhe ndërkombëtare, punët këmbimore, kreditë, transferet në valuta të huaja etj.

Hapësira e re e Bankës është hapur në mënyrë solemne nga anëtari i Këshillit Egzekutiv Dejan Teshiq, drejtori egzekutiv për punë me qytetarë dhe teknologjitë e reja bankare Petar Stefanoviq dhe drejtori i ekspoziturës në Preshevë Beqir Ahmedi.
Anëtari i Këshillit Egzekutiv i Bankës, Dejan Teshiq, deklaroi se Banka Komerciale në Preshevë ka klientë të besueshëm dhe të sigurt:
“Nga Banka priten shërbimet e larta kualitative bankare dhe ne mundohemi që t`i plotësojmë këto pritje. Ekipi jonë i vogël dhe i zgjedhur në Preshevë, ofron gjithçka nga vetja në mënyrë që të gjithë të jemi të kënaqur dhe sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase t`i kryejnë punët të cilat me vite të tëra na dhuroni në besim”, shtoi Teshiq.
Drejtori i ekspoziturë së Bankës Komerciale në Preshevë, Beqir Ahmedi, ka shprehur kënaqësinë që Banka zgjëron veprimtarinë e vet në këtë qytet:
„Është një nder i madh që ju mirëpres në këtë hapësirë të re të Bankës Komerciale në Preshevë, në të cilët tre kolegët e tanë do të kryejnë të gjitha punët me banorët dhe ekonomitë, siç kanë realizuar deri më tëni në ekspoziturë. Banka Komerciale në Preshevë punon që 15 vite dhe është një partner i suksseshëm për më shumë se 800 klientë nga mikro bizneset dhe 10.000 persona fizik. Me hapjen edhe një hapësire afariste, shërbimet e tona tani janë më afër klientëve dhe qytetarëve të Preshevës dhe rrethinës”, tha Ahmedi.
Orari i punës e kësaj ekspoziture të re është ditëve të punës prej orës 9 deri 16, ndërsa klientët për tërheqjen e të hollave mund ta bëjnë në bankomat 24 orë.
Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues