31.12.2025.

SËSHPEJTI KALIMI I PËRBASHKËT KUFITAR NË MES SERBISË DHE MAQEDONISË

  • In Lajme
  • 4. September 2018.
  • 38 Views
SËSHPEJTI KALIMI I PËRBASHKËT KUFITAR NË MES SERBISË DHE MAQEDONISË

Preshevë – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takuan në Preshevë, në kufirin e Serbisë dhe Maqedonisë, për të krijuar një kalim të përbashkët kufitar ndërmjet dy vendeve.

Preshevë – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takuan në Preshevë, në kufirin e Serbisë dhe Maqedonisë, për të krijuar një kalim të përbashkët kufitar ndërmjet dy vendeve. Pas vizitës në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë, dy zyrtarë në konferencën për shtyp njoftuan fillimin e projektit “One Stop Shop”, ku dy vendet duan të kenë vetëm një kontrollim dhe një doganë. U theksuan edhe marrëdhëniet miqësore midis Serbisë dhe Maqedonisë dhe u njoftua se do të ketë një senacë përbashkët e dy qeverive deri deri në fund të vitit.

Në fjalimin e tij për gazetarët, presidenti Vuçiç theksoi se një një vendkalim i unifikuar do t'i nxiste njerëzit të kalonin më shpejt dhe më lehtë në territorin e Serbisë dhe Maqedonisë dhenë mënyrë që kto dy vende të bëhet më konkurente.

Duke folur për këtë projekt, sipas njoftimit të “Tanjug-ut”, Vuçiç tha se thelbi i kësaj është se njerëzit nuk humbin dy herë kohë për të njëjtën gjë, por që në një vend mund të kryejnë të njëjtat kontrolle, nga kontrollimet doganore tek ato veterinarike dhe që ata të qëndrojnë dyfish më pak.

Kryeministri maqedonas Zaev theksoi se për shkak të kalimit të unifikuar, qytetarët do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë në një vend dhe me një ndalesë, transmeton Beta. Duke deklaruar se ky projekt është edhe një shembull tjetër i miqësisë së madhe mes dy vendeve, ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e projektit. Sipas Tanjug, Zaev tha se beson se do të nënshkruhet protokoll për zbatimin e shpejtë të projektit, në një seancë të përbashkët të dy qeverive. Ai tha se miliarda euro humben në Ballkan për shkak të pritjes në kufi dhe me këtë rast 80 për qind të kohës në transportin e mallrave kalohet duke pritur, ndërsa vetëm 20 për qind në rrugë.

Në këtë është lidhur edhe presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se bëhet fjalë për miliona udhëtarë në vit, dhe si një shembull i rëndësisë së këtij projekti, tha se shumë është duke u humbur në transportin e kafshëve, qumështit dhe produkte të qumështit në kufijtë e Ballkanit.

"Kjo është një nga arsyet kryesore pse ne kërkuam themelimin e Ballkanit me lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, si ajo sjell të paktën 7 për qind e fitimit të rritur ekonomitë tona," tha Vuqiç.

Pas takimit në vendkalimin kufitar, Presidenti Vuqiç shtroi një drekë pune në Vrajë për kryeministrin Zaev.

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака