31.12.2025.

KËTË JAVË FILLON SANIMI I GROPAVE NË RRUGËT E BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 5. March 2019.
  • 39 Views
KËTË JAVË FILLON SANIMI I GROPAVE NË RRUGËT E BUJANOCIT

Bujanoc – Punimet për harrnimin  gropave në rrugët e Bujanocit dhe vendeve të tjera në komunë do të fillojnë këtë javë, pasi që procedura e prokurimit publik u përfundua të premten e kaluar, njofton Enver Ramadani, kreu i Departamentit përgjegjës për Zhvillim dhe Investime.

Ramadani tha se procedura e prokurimit publik është përfunduar dhe se punimet përgatitore pritet këtë javë.

Siç thashë më parë, ishte e nevojshme të prisnim mbylljen e prokurimit publik për të filluar punën. E vetmja kompani që ka dërguar ofertën është Saba Belça dhe tashmë të martën do të nënshkruhet kontrata”, tha Ramadani.

Vetqeverisja lokale ka ndarë 3 milion dinarë për mirëmbajtjen e rrugëve lokale nga buxheti për vitin 2019.

Në pyetjen se është vonuar me punimet, Ramadani e mohoi këtë, duke përmendur shembuj të komunave dhe qyteteve fqinje.

"Komuna e Preshevës nuk ka publikuar ende prokurimin publik, ndërsa në Vrajë, sipas informatave që kam, të hënën, pritet të hapen ofertat. Gjithashtu, në rrugët rajonale, të cilat janë nën juridiksionin e shtetit, rehabilitimi nuk ka filluar”, tha Ramadani.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака