Bujanoc – Fabrika për prodhimin e ujit dhe pijeve joalkoolike "Bi voda" në Rakovc afër Bujanocit egziston për gati dy dekada, punon brenda kompanisë "Jumko" dhe ka të punësuar 100 persona.
Bujanoc – Fabrika për prodhimin e ujit dhe pijeve joalkoolike "Bi voda" në Rakovc afër Bujanocit egziston për gati dy dekada, punon brenda kompanisë "Jumko" dhe ka të punësuar 100 persona. Ajo operon me sukses, prodhon shumë lloje të lëngjeve, dhe është një kompani me përgjegjësi shoqërore. Menaxhmenti dhe punëtorët organizuan aksionin e dhjetë për dhurimin e gjakut.
Ata prodhojnë pije freskuese të shijeve të ndryshme dhe ujë mineral natyral të pasur me kripëra minerale – të gazuara dhe të pa gazuara.
Në një laborator të pajisur plotësisht, fillon kontrolli i cilësisë nga lëndët e para deri tek produktet përfundimtare.
"Rrespektimi i rregullativave ligjore, atëherë kërkesat e kompanisë dhe kërkesat e standardeve. Ka reçeta dhe procedura të përshkruara, të cilat ne i përmbahemi, kështu që ne kemi një cilësi standarde të produktit tonë që tregtojmë," tha Nevenka Stojmenoviq, shefe e cilësisë dhe kontrollit.
Bi Voda është pjesë e kompanisë Jumko nga Vraja, një nga kompanitë e mesme. Uji mineral me shishe dhe lëngjet prodhohen për tregun e mbrendshëm, eksportohen për në Maqedoninë Veriore. Janë duke investuar në burime të reja dhe paketim.
"Për një periudhë 15 vjeçare ne ishim në fund të periudhës së eksploatacionit dhe u plotësuan kushtet dhe nevoja për të hyrë në projekt. Ne ishim me fat, morëm 8 herë më shumë bollëk sesa të gjitha këto të mëparshme”, tha Nenad Zafiroviq, drejtor i Bi Vodës.
Nga njëqind punonjës, një e treta punojnë në prodhim. Në hapësirat e fabrikës për të dhjetën herë, ata organizuan një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.
"Humaniteti mbi të gjitha është një ndjenjë e papërshkrueshme kur e dini se keni dhënë gjak dhe se i shpëtuat jetën dikujt në atë moment ose disa orë më vonë," tha zëvendësdrejtori Dejan Gjeliq, dhurues i gjakut.
Dragan Jovanoviq, komercijalist, tha që ai kishte qenë me kompaninë që nga fillimi i saj dhe kishte dhuruar gjak dhjetë herë.
Përveç punëtorëve të fabrikës për prodhimin e ujit dhe lëngjeve, gjaku u dhurua nga ushtarët e Brigadës së Katërt të Ushtrisë, oficerët e policisë, qytetarët e Bujanocit dhe Vrajës.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues











