Bujanoc – Një stërvitje tre-ditore, "Mburoja Serbe 15", që synon të kontrollojë gatishmërinë e njësive të Ushtrisë së Serbe për të marrë pjesë në operacionin shumëkombësh të Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Liban, ka përfunduar në Bazën e Jugut dhe në terrenin trajnues “Borovac” afër Bujanocit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, çeta e këmbësorisë e Brigadës së 3-të të Ushtrisë Tokësore për pjesëmarrje në operacionin shumëkombësh "UNIFIL" është praktikuar në kushtet që i presin ata dhe në mjedisin shumëkombësh në Liban, dhe situatat në stërvitje janë "përshtatur plotësisht me ata që i presin në terren ".
"Organizimi i punës bazë, patrullimi, puna në një pikë kontrolli të përhershëm dhe stacioni vëzhgues, kontrolli i tubimeve masive, procedurat në rast të hasjes së pengesave të minave-eksplozive, sulmi mbi patrullimin, sulmi në bazë dhe të tjera u ushtruan gjatë tre ditëve", thuhet në deklaratë. .
Në stërvitje morën pjesë nënkoloneli Huan Alberto Kios, komandant i Batalionit Spanjoll brenda brigadës shumëkombëshe në sektorin “Lindor”, i cili do të përfshijë çetën e këmbësorisë së Brigadës së Tretë në zonën e misionit “UNIFIL”.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues