Me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës, programi Swiss PRO do të mbështesë 10 projekte lokale përmes një thirrje të re publike që synon përmirësimin e aksesit në të drejtat dhe nevojat themelore të qytetarëve që jetojnë në vendbanime me standarde rome.

Me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës, programi Swiss PRO do të mbështesë 10 projekte lokale përmes një thirrje të re publike që synon përmirësimin e aksesit në të drejtat dhe nevojat themelore të qytetarëve që jetojnë në vendbanime me standarde rome.
Buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje publike është 122.700 euro. Vlera e fondeve të pakthyeshme për projekt do të jetë nga 10,500 deri në 12,700 euro.
Kohëzgjatja e projektit është nga tetë deri në dhjetë muaj. Partneritetet me organizatat e shoqërisë civile kërkohet për propozimet e projekteve të vetëqeverisjes lokale, ndërsa OJQ-të mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur.
Afati për dorëzimin e propozimeve të projekteve është 26 Shkurt 2021.
Thirrja publike organizohet përmes një procesi konkurues, dhe përzgjedhja e përfituesve do të bëhet për mes evoluimit dhe rangimit të propozim projekteve të dorëzuara. Ju mund të mësoni më shumë rreth procesit dhe kritereve për zgjedhjen e përdoruesve në përshkrimin e thirrjes publike, e cila është në dispozicion në https://www.swisspro.org.rs/uploads/files/249-799-opis-i-kriterijumi-javnog-poziva-za-podrsku-za-podstandardna-romska-naselja.pdf
Si të paraqiteni?
• Merni informata detalje reth propozim projektit si dhe formularet nga https://www.swisspro.org.rs/ktext/javni-poziv-za-podrsku-odgovoru-na-posledice-kovida-19-u-podstandardnim-romskim-naseljima
• Kërkesat rreth sqarimëve dërgoni në rsoc.cfp.clarifications@unops.org më së vonti deri më 22 shkurt të vitit 2021.
• Dërgoni propozim projektet në përputhshmëri me kushtet e paraqitura në rsoc.applications@unops.org
Aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Që të jetë një nga 57 vetëqeverisje lokale, nga rajoni i Shumadisë dhe Serbia perëndimore ose rajoni i Serbisë Jugore dhe Lindore, i cili në përputhje me hartësimin e vendbanimeve rome kanë në territorin e tyre të paktën një vendbanim joformal me të paktën 100 qytetarë , në partneritet të detyrueshëm me shoqërinë civile (që, ndër të tjera, përfshin Bujanovcin dhe Preshevën);
• OJQ si një aplikues i pavarur i projektit që do të adresojë të drejtat dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në vendbanime me nën standarde, duke zbutur pasojat e kovid 19 në teritorin e 59 vetëqeverisjeve lokale të cilat në përputhje me hartësimin e vendbanimeve nën standarde në Serbi kanë të paktën një vendbanim joformal me të paktën 100 qytetarë. ndër të tjera, përfshijnë Bujanocin dhe Preshevën).
OJQ-të si aplikuese të projektit ose si partner i VL duhet të jenë të regjistruara për të paktën dy vjet dhe të ken përvojë në përmirësimin e statusit të pakicës kombëtare rome.
Në mënyrë që qeveritë lokale të interesuara të njohin të gjitha detajet e thirrjes publike – përfshirë metodën e aplikimit, kriteret e zgjedhjes së projektit dhe kostot e pranueshme, programi Swiss PRO organizon dy sesione informacioni përmes internetit:
• E mart, 2 shkurt duke filluar nga ora 11.
• E premte, 5 shkurt duke filluar nga ora 11.
Informata shtese dhe dokumentin mbi konkursin mundë ta merrni në www.swisspro.org.rs
Burimi: Programi Swiss PRO dhe Trupi koordinues











