Bujanovac – Beograd – Për angazhimin e asistentëve personalë për nxënësit me nevoja të veçanta, Komuna e Bujanovac siguroi 5.8 milion dinarë nga Ministria e Punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale, njoftoi vetëqeverisja lokale.

"Për angazhimin e asistentëve personalë që ndihmojnë nxënësit me nevoja të veçanta në procesin e mësimdhënies si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme, fondet janë siguruar për një vit tjetër", informojnë nga komuna.
Komuna tashmë ka shpërndarë fonde të caktuara për këtë kategori nxënësish.
"Kjo dëshmon se vetëqeverisja lokale është e përkushtuar për të siguruar kushtet më të mira për të gjithë nxënësit," thonë ata në komunë.
Në fillim të vitit, vetëqeverisja lokale punësoi 33 ndihmës personalë për të punuar me fëmijët në shkollat e Bujanovcit.
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues