Bujanoc – Beograd – Për zëvendësimin e dritarëve dhe izolimit të jashtëm, qytetarët e komunës së Bujanovcit do të kenë qasje në një milion dinarë nga ministria e Minierave dhe Energjisë.
Bujanoc – Beograd – Për zëvendësimin e dritarëve dhe izolimit të jashtëm, qytetarët e komunës së Bujanovcit do të kenë qasje në një milion dinarë nga ministria e Minierave dhe Energjisë.
Komuna e Bujanocit mori kaq para në konkursin për programin e Rehabilitimit të energjisë.
Shefja e zyrës komunale për zhvillim ekonomik lokal, Fazila Azemoviq, konfirmoi se marrëveshjet midis ministrisë dhe vetëqeverisjes lokale do të nënshkruhen nesër, kur ata do të marrin udhëzimet e nevojshme për hapat e mëtejshëm.
Azemoviq shtoi se ajo do t'i informoj qytetarët për këtë.
Siç ishte njoftuar më parë nga ministria, pas nënshkrimit të kontratës me ministrinë e vetëqeverisjes lokale, ajo do të shpallë dy ftesa publike – për kompanitë që do të marrin pjesë në punime dhe për qytetarët e interesuar.
Paratë e siguruara nga ministria financojnë 50 për qind, dhe gjysma tjetër paguhet nga qytetarët.
Bujanoci është në mesin e 67 komunave në Serbi që do të marrin fonde për këtë qëllim
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues











