26.12.2025.

VIZITË E RREGULLT E PËRFAQSUESVE TË TRUPIT KOORDINUES NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 10. December 2021.
  • 54 Views
VIZITË E RREGULLT E PËRFAQSUESVE TË TRUPIT KOORDINUES NË BUJANOC

Bujanoc – Beograd – Përfaqësuesit e Trupit Koordinues kanë vizituar Bujanocin ku janë takuar me drejtuesit e kësaj komune.

Bujanoc – Beograd – Përfaqësuesit e Trupit Koordinues kanë vizituar Bujanocin ku janë takuar me drejtuesit e kësaj komune.

Në takimin me kryetarin e komunës, Nagip Arifi, është biseduar për projektet e realizuara, buxhetin, problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e Bujanocit dhe banorët e kësaj komune në funksionimin dhe punën e tyre. Gjithashtu, u prezantuan planet për vitin e ardhshëm, si dhe idetë se si të tejkalohen disa nga problemet.

Në kuadër të kësaj vizite në Bujanoc, përfaqësues të Trupit Koordinues kanë vizituar edhe KK Play 017. Punonjësit e menaxhmentit të klubit kanë prezantuar problemet më të mëdha në punën e klubit, kanë kërkuar ndihmë dhe përkrahje nga Trupi Koordinues, por kanë prezantuar edhe rezultatet e klubit dhe sukseset në vitin e kaluar.

Basketbollistet e rinj nga Bujanoci u shoqëruan me përfaqësuesit e Trupit Koordinues në terrenin e tyre, ku thanë dhe treguan se çfarë dinë dhe sa do të thotë basketbolli për ta. Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, Danijela Nenadiq, i ka gëzuar fëmijët me ëmbëlsira, që sipas saj është vetëm një shpërblim i vogël për mundin, punën dhe mikpritjen e tyre.

Burimi: Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака