Bujanoc-Beograd Shkrimtari i ri Bujanocas ka shkruar librin “Vorbulla ndjenjash” promovimi i së cilës u mbajt në Bujanoc.
Bujanoc-Beograd Shkrimtari i ri Bujanocas ka shkruar librin “Vorbulla ndjenjash” promovimi i së cilës u mbajt në Bujanoc.
“Fjala është për një vepër prozë e cila përcjell jetën e Amillit , personazhit kryesor , dhe dashurinë e tij, vuajtjet , mospërputhjen rinore,si dhe dilemat që një person i ri i kalon “ shtoi Ismailoviq.
Ky njëzet e katër vjeçar nga Bujanoci, siç thotë , dashurinë për fjalën e shkruar e ka ndjerë në shkollë të mesme dhe që atëherë bota e letrave dhe e vargjeve është bota e tij.
“Kur shkruaj, ndihem e bukur dhe mënyra më e mirë që njeriu të shprehë atë që ndjen është fjala e shkruar. Ky roman është edhe një lloj mesazhi për të rinjtë e komunitetit rom që t'i drejtohen librit dhe leximit”, tha shkrimtari i ri.
Romanin e tij të parë ai e shkroi gati një vit, duke besuar se do të linte përshtypje të mirë te publiku.
Shpreson që romani do të përkthehet edhe në gjuhën rome.
Shtypja e librit është ndihmuar nga Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Komuna e Bujanocit dhe Këshilli Nacional i Pakicës Kombëtare Rome.
Në promovim folën Bejtulla Mustafi, përfaqësues i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, drejtori i Bibliotekës së Bujanocit “14. Nëntor ”Ekrem Xhemaili, para Qendrës Humanitare Rome Shukri Demiroviq, si dhe Snezhana Millosheviq, redaktore dhe korrektuese e librit.
Botues i librit është Qendra Humanitare e Romëve nga Bujanoci dhe është botuar në tirazh prej 300 kopjesh.
Burimet:Bujanovaqke, Trupi Koordinues











