Bujanoc-Beograd- Trajneri legjendar i futbollit nga Bujanoci, Petar Batiniq, edhe në moshën e tij të 81-të, i trajnon të rinjtë dhe u mëson atyre aftësitë e gjërave anësore më të rëndësishme në botë.
Bujanoc-Beograd- Trajneri legjendar i futbollit nga Bujanoci, Petar Batiniq, edhe në moshën e tij të 81-të, i trajnon të rinjtë dhe u mëson atyre aftësitë e gjërave anësore më të rëndësishme në botë.
Ky tifoz i dëshmuar dhe njohës i shkëlqyeshëm i futbollit, ka filluar të merret me punën si trajner që në vitin 1969 dhe nën kuadrin e tij stërvitor janë rritur gjenerata të shumta të të rinjve nga Bujanoci.
Ai prezantoi gjenerata të futbollistëve të BSK-së së Bujanocit, Hajdukët nga Presheva, Singjelliqt dhe Talentit nga Levosoja, por edhe klubit të futbollit të Vranjës Jumko, shkruan Nikolla Tasiq në grupin në Facebook “Mi Bujanovqani”.
Është udhëheqës i shumë aksioneve të punës në Bujanoc dhe rrethinë, por edhe organizator i manifestimeve të shumta.
Ai ishte privatisht mik me disa nga të mëdhenjtë e futbollit jugosllav dhe modeli i tij nga bota e futbollit ishin Miljan Miljaniq dhe Ante Mlladiniq.
Petri e filloi karrierën e tij si mësues në fshatin Peçenjvcë të Leskocit dhe pas 42 vjetësh e mbaroi në vendlindje, në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc. Ai ishte mësues i rreptë, por i drejtë, dhe shumë breza ende flasin me respekt për mësues Pericën.
Petar Batiniq mbaroi shkollën fillore në Bujanoc, pesëvjeçaren e mësuesve në Vranjë dhe Fakultetin e edukimit fizik dhe sportit (DIF) në Beograd.
Ditët e pensionit i kalon me familjen në Bujanoc.
Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues











